Eko Higjiena

“Çfarëdo që bën Messi do të kritikohet gjithmonë sepse është më i miri në botë”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Falcao i ka dalë në mbrojtje Lionel Messit.

Pas humbjes së Argjentinës 2-0 nga Kolumbia, Lionel Messi ishte sërish cak i mediave, që e kritikuan argjentinasin për paraqitjen në ndeshjen e parë në Kupën e Amerikës, raporton Gazeta Express.

Por, Radamel Falcao i Kolumbisë, ka vetëm fjalë të mira për magjikun e Barcelonës.

Sipas Falcao, Messi do të kritikohet gjithmonë, luajti mirë apo keq, sepse është futbollisti më i mirë në botë.

Hidromorava

“Nëse Messi shënon një gol do t’i kërkojnë dy nga ai. Nëse shënon nga gjuajtja e lirë, do të thonë kundërshtarët nuk ishin rreshtuar mirë. Nëse Argjentina humb, do të flitet se është faji i tij. Ky është çmimi që ai duhet të paguajë si lojtari më i mirë në botë”, deklaroi Falcao.

Messi ka zhvilluar një ndër sezonet më të mira në karrierë me Barcelonën, ku fitoi La Ligan.

Ai e mbylli edicionin 2018/19 me 51 gola në 50 paraqitje si dhe ka dhuruar 22 asistime. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.