UBT

Çfarë zgjidhje do të ofrojë Presidentja pas kthimit nga SHBA-ja?

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Presidentja Atifete Jahjaga, e cila ende ndodhet në SHBA, ka paralajmëruar se posa të kthehet në Kosovës do të rinisë takimet me liderët e partive politike për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike.

Megjithëkëtë, partitë politike vazhdojnë të mbesin në pozicione të tjera. PDK nuk po e lëshon pozitën e Kryeparlamentarit pavarësisht se nuk i ka numrat e mjaftueshëm në Kuvend e partitë e Bllokut nuk po e votojnë kandidaturën e Partisë së Hashim Thaçit për Kryetar Kuvendi.

Në këtë situatë, liderët e partive po e presin ndërhyrjen e Presidentes, e cila ka nisur raundin e parë të takimeve, sa ishte në Kosovë.

Mirëpo, para kthimit në Kosovë të Jahjagës, Zyra e saj, është përkujdesur të tregojë se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhënë mbështetje për të gjetur zgjidhje për zhbllokimin e situatës politike.

Mirëpo, edhe aty është theksuar se zgjidhja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Uji Dea

“Ndihmëssekretarja Nuland e siguroi Presidenten Jahjaga se ajo e ka mbështetjen e plotë të qeverisë amerikane në përpjekjet e saj që me liderët e partive politike të Kosovës të gjejë mënyrën për të ecur përpara në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në takimin e parë me partitë politike, Presidentja nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje se si të dilet nga kjo situatë.

Njëri prej opsioneve është përmendur se Presidentja do të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese interpretim të pikës 127 të vendimit të Gjykatës lidhur me konstituimin e Kuvendit, ku thuhet se deputetët duhet të gjejnë zgjidhje për votimin e Kryeparlamentarit.

Po ashtu është përmendur se nëse bllokada vazhdon, atëherë Presidentja do të nis procedurat për dekretimin e mandatarit për formimin e Qeverisë. Nëse partitë do të dështonin të konstituonin Kuvendin dhe votonin Qeverisë atëherë vendi do të shkonte në zgjedhje të reja./express/