Çfarë vaji duhet të përdorim kur gatuajmë për fëmijët nën moshën 6 vjeç

Një tjetër dilemë e nënave në lidhje me ushqyerjen e fëmijës. Vaji që duhet të përdorin në supën apo drithërat e fëmijës të cilat janë përgatitur me lëng mishi apo perimesh.
Cili është vaji i duhur?
Vaji më i mirë për t’u përdorur në ushqimin e fëmijës është padyshim vaji i ullirit ekstra i virgjër. Ky përkufizim nuk i referohet vetëm shijes së tij më të fortë krahasuar me një lloj tjetër vaji, por edhe vlerave të tij më të mëdha ushqyese.
Kjo ndodh pasi vaji i ullirit i kësaj cilësie përftohet nga shtypja e parë që i bëhet ullinjve, pra nuk përdoren trajtime kimike për rafinimin e tij të cilat, nga karakteristika e tyre ja heqin vajit disa nga benefitet e tij.
Po vaji i ullirit normal?
E gjitha sa thamë më lart i referohet një alternative perfekte, e cila pavarësisht benefiteve nuk e bën të pamundur përdorimin e një vaji tjetër të një cilësie më të dobët. Benefitet e vajit të ullirit edhe nëse ai është normal janë të shumta, dhe mbi të gjitha për përmbajtjen e acideve yndyrore si edhe për substancat oksiduese (polifenoli).
Benefitet e vajit të ullirit
Vaji i ullirit mbron mukozën gastrike dhe enët e gjakut duke parandaluar akumulimin e kolesterolit si edhe duke favorizuar funksionimin e mire të sistemit imunitar. Kjo e fundit bëhet e mundur falë një molekule të quajtur “oleocanthal” e cila ka të njëjtin funksion me ibubrofenin.
Kujdes me cmimin! Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka një një çmim më të lartë duke qënë se kërkon një proçes prodhimi dhe konservimi që kanë një kosto më të lartë.