ARKATANA

Çfarë tregon rënia e presionit të gjakut: Një sinjal që nuk duhet të injorohet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presioni i gjakut ka rol shumë të rëndësishëm, dhe shpesh mund të ndikojë në gjendjen shëndetësore të njeriut.

Sipas hulumtimeve shkencore, presioni i gjakut në fazën më të vonshme të jetës fillon lehtë të bjerë, madje rreth 14 deri 20 vjet para se trupi të fillojë të “shuhet”, transmeton Telegrafi.

Deri te ky konkluzion ka arritur Shkolla Mjekësore e Universitetit të Exeter (University of Exeter Medical School) nga Britania e Madhe e cila kreu një eksperiment me rreth 46.634 britanikë që vdiqën në moshën 60-vjeçare ose më vonë, dhe kampioni përfshinte njerëz që ishin të shëndetshëm, por edhe ata që kishin demencia dhe sëmundje të zemrës.

Sipas këtyre hulumtimeve, presioni i gjakut më së shumti ka rënë te pacientët të cilët kanë vuajtur nga demencia, dështimi i zemrës, humbja e peshës si edhe te ata të cilët kanë pasur presion të lartë të gjakut.

Uji Dea

Është interesante edhe që rënie është shënuar edhe te pacientët të cilët nuk kanë asnjë sëmundje të sipërpërmendura, shkruan Today.uconn.edu.

“Kërkimet tona hedhin dritë mbi rëndësinë e monitorimit të gjendjes së pacientëve të moshuar, siç e shohin mjekët kudo. Do të isha shumë i mërzitur nëse dikush do ta interpretonte punën tonë si një motiv për të mos trajtuar hipertensionin në vitet e mëvonshme me ilaçe dhe për të mos i përshkruar ato”, thotë autori i hulumtimit.

Gjithashtu thuhet se mjekët duhet t’i kushtojnë vëmendje se çfarë do të thotë rënia e presionit të gjakut për pacientët e moshuar. Ka shumë shenja që tregojnë afërsinë e vdekjes, edhe ngritja e presionit dhe të gjitha ndryshimet që lidhen me të mund të jenë tregues. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.