Mobi Casa

Çfarë tregojnë dhëmbët rreth shëndetit tuaj?

/ 3 minuta lexim

Disa porosi që vijnë nga goja juaj nuk bazohen vetëm në fjalë. Dhëmbët, mishi i dhëmbëve dhe rrethina e tyre po ashtu kanë plot fjalë të thonë rreth shëndetit tuaj në përgjithësi.

SHTRËNGIMI I DHËMBËVE DHE DHIMBJET E KOKËS, SHUMË STRES

Shumë njerëz shpeshherë habiten kur kuptojnë se kërcasin me dhëmbë. Atë këtë e bëjnë në gjumë dhe nuk janë fare të vetëdijshëm për këtë. Kërcitja me dhëmbë në gjumë janë shenjë e stresit emocional dhe atij psikik. Dhimbjet e kokës, që shkaktohen si pasojë e ngërçeve në muskuj gjatë shtrëngimit të dhëmbëve, mund të jenë problem. Nganjëherë dhimbja vjen nga goja ose qafa apo pjesa e sipërme e shpinës.

PËLCITJA E DHËMBËVE- SËMUNDJA E REFLUKSIT GASTROEZOFAGEAL

Personat e moshuar shpeshherë janë të ndjeshëm në pëlcitjen e dhëmbëve. Smalti është i hollë dhe shpeshherë jo i qartë, por ky erozion nuk është pasojë normale e plakjes. Dëmtimin zakonisht e shkakton acidi që vjen nga lukthi, që shkakton sëmundjen e refluskit gastroezofageal. Edhe goja e thatë dhe urthi apo të djegurat në gjoks janë simptoma të kësaj sëmundjeje.

PLAGËT QË NUK KALOJNËKANCERI ORAL

Eco Higjiena

Shumë njerëz kafshojnë pjesë të brendshme të gojës, sidomos atëherë kur janë me nerva. Të tjetër këtë e bëjnë rastësisht. Por, nëse një plagë e shkaktuar në këto mënyra nuk kalon edhe pas një apo dy javësh, me rëndësi është të këshilloheni me mjekun apo stomatologun. Mund të vuani nga kanceri oral, e që zakonisht vërehet në fazat e vonshme kur përparon. Duhanxhinjtë gjashtë herë më shumë janë të rrezikuar.

MISHI MBI DHËMBË – PROBLEME ME ILAÇE

Nëse e vëreni se mishi i dhëmbëve në mënyrë bukëvale po rritet mbi dhëmbët tuaj, e më pas merrni ilaçe për sëmundjet e zemrës apo ilaçe të cilat prekin sistemin imun, këtë problem tregojani mjekut tuaj. Ilaçe të caktuara stimulojnë rritjen e indeve të dhëmbit. Kjo mund të shkaktojë ndjenjë aspak të këndshme. Në rastet më ekstreme dhëmbi edhe mund të mbulohet i tëri.

GOJA E THATË – SINDROMA E SJOGREN-IT, DIABETI

Janë shumë gjëra që shkaktojnë tharjen e gojës, nga dehidrimi e deri tek alergjitë, nga duhani e deri tek ilaçet. Por, mungesa e pështymës është paralajmërim për dy sëmundje autoimune: sindromën e Sjogren-it dhe diabeti. Te sindroma e Sjogren-it, qelizat e bardha të gjakut në trup sulmojnë gjëndrat e pështymës, nga arsye të panjohura. Shenjat e diabetit janë etja e tepërt, dridhjet e duarve, urinimi i shpeshtë, shikimi i mjegulluar dhe humbja në peshë./kosova sot/