Çfarë thuhet në draft-mocionin për rrëzimin e Qeverisë

‘Nisma për Kosovën’, si iniciuese, tashmë ua ka dërguar dy subjekteve tjera opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, draftin për Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kryeministrit Isa Mustafa.
“Kjo qeveri nuk arriti të adresoj dhe të zgjidhë as edhe një problem me të cilin ballafaqohet Kosova. Kemi një mosbesim dhe mosfunksionim total brenda vet kabinetit qeveritar”, thotë drafti.
“Të gjitha institucionet e vendit në tërësi janë jofunksionale. E tërë kjo klimë më së miri po shpërfaqet tash e sa kohë në parlament, ku ky koalicion qeverisës edhe me afro 90 deputetë të cilët ika, qe disa here nuk arrin që të ketë kuorum as për votimin e ligjeve të qeverisë së tyre, e poashtu kemi edhe shumë nga deputetët e këtij koalicioni që edhe janë deklaruar kundër vazhdimit të këtij koalicioni qeverisës. […] E vetmja zgjidhje për të dal vendi ynë nga kjo situatë, në të cilën edhe praktikisht të gjitha institucionet janë jofunksionale, janë zgjedhjet e lira dhe demokratike. Ne grupet opozitare dhe deputetët nënshkrues ndërmarrim këtë iniciativë që t’ju mundësojmë të gjithë deputetëve të parlamentit që të shprehen përmes votës për mocionin e mosbesimit dhe kështu të dalim nga kjo situatë e krijuar, e në të cilën asgjë nuk po funksionon”, thuhet në fund të arsyetimit”, thuhet në arsyetimin e draftit për mocion, që e ka publikuar portali ‘Lajmi net’.