United Hospital

Çfarë thotë Thaçi për paralajmërimin e Pompeos që të mos punojë kundër Speciales

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari Mike Pompeo i ka kërkuar presidentit Thaçi përmes një letre të mos ndërhyjë në punën e Gjykatës Speciale. Thaçi nuk e mohon se ka tentuar ta shfuqizojë edhe një herë këtë gjykatë. Presidenca ndërkaq thotë se Thaçi ka shkruar vetëm se është zhgënjyes fakti që Gjykata Speciale është njëetnike, por nuk e ka kërkuar shfuqizimin e saj.

Sot është publikuar një letër që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ia ka kthyer presidentit Hashim Thaci.

Në këtë letër thuhet se shfuqizimi i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specilizuar do të dëmtonte kredibilitetin dhe të ardhmen e Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare,

“Shfuqizimi ose minimi i punës, strukturës ose lokacionit të Dhomave të Specializuara ose Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në çfarëdo mënyre do ta dëmtonte seriozisht kredibilitetin e Kosovës në botë; pretendimet do të mbeteshin njollë e përhershme mbi Kosovën; do të vihej në dyshim përkushtimi i Kosovës në sundimin e ligjit; mohohet drejtësia për viktimat; dhe e mjegullon të ardhmen e Kosovës si anëtare e familjes Euro-Atlantike dhe komunitetit ndërkombëtar. Operimi i Dhomave të Specializuara, sipas formatit aktual është mënyra më e mirë që Kosova ta përmbyll këtë kapitull të historisë së saj dhe për t’ia mundësuar Shteteve të Bashkuara të kundërshtojnë argumentet e mohuesve të shtetit të Kosovës…”, shkruan mes tjerash në letrën e Pompeos dërguar Thaçit.

Uji Dea

Presidenti Thaci është pyetur sot në Prekaz nëse ai ka tentuar të ndërhyjë në punën e Gjykatës Speciale dhe i pari i vendit nuk ka mohuar diçka të tillë.

“Është letër e qartë, e qëndrueshme, shumë e saktë”, ka thënë Thaci pasi bëri homazhe pranë varrëve të familjes Jashari, transmeton Gazeta Express.

Ndërkaq pas publikimit të letrës së Pompeos, Zyra e Presidentit ka shpjeguar se Thaci nuk ia ka përmendur Pompeos shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Thonë se Thaci vetëm ka përmendur që është zhgënjyes hetimi i vetëm një etnie për krimet e luftës.

“Është zhgënjyes fakti që Zyra e Prokurorit Special ka dedikuar burimet e veta të shumta për ta hetuar vetëm një grup etnik, pra vetëm kundër shqiptarëve të Kosovës, gjë që dëmton në themel kredibilitetin dhe legjitimitetin e procesit”, ka shkruar Thaçi në letrën dërguar Pompeos. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.