Mobi Casa

Çfarë thoshte Albright për Demaçin, Rugovën dhe Thaçin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit Madeleine Albright në meomaret e saj kishte shkruar për takimet me udhëheqësit kosovarë gjatë viteve 98 -99 Ajo ka kujtuar edhe një telefonatë ‘rrëqethëse’ me Demaçin që sipas saj i kishte krijuar ndjenjë pështirosjeje

Adem Demaçi iu është kthyer temave të vitit 1998-99, periudhë kjo kur po zhvillohej lufta në Kosovë dhe kur bashkësia ndërkombëtare, kishte intensifikuar përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për gjendjen e krijuar. Siç dihet atëbotë pala kosovare ishte në kulmin e përçarjeve teksa bashkësia ndërkombëtare po përpiqej të organizonte konferencën e Rambouillet.

Asokohe, një nga diplomatët më të angazhuar për t’i dhënë fund konfliktit ishte edhe Sekretarja Amerikane e Shtetit Madeleine Albright, e cila në Librin e saj “Zonja Sekretare” ka portretizuar disa nga udhëheqësit kosovarë të asaj kohe.

Kryediplomatja amerikane ka treguar për një telefonatë me Adem Demaçin i cili atë kohë ushtronte pozitën e zëdhënësit të UÇK’së në Prishtinë. Demaçi ndodhej në Slloveni, ndërsa Albright po përpiqej ta bindte ti thotë po marrëveshjes së Rambouillet.

“E mbylla telefonin me një ndjenjë pështirosjeje. Kjo bisedë telefonike kishte qenë për mua një nga bisedimet me rrëqethëse që kisha pasur ndonjëherë në jetën time”, ka shkruar ajo.

Hidromorava

Albright i ka bërë një portret Rugovës. Ajo ka treguar për një takim që ka pasur me të në Washington.

“Kur mbaroi mbledhja, Rugova më dhuroi një gur të vogël gjysmë të çmuar nga Kosova. Një nga zakonet e çuditshme të udhëheqësit shqiptar ishte te dhuronte vazhdimisht gurë. Një ditë më parë Clintoni kishte marrë si dhuratë një copë kuarc gati 2.5 kg. Kam njohur shumë disidentë gjatë jetës sime në Europën Lindore e kudo gjetkë. Zakonisht e ndien pasionin me të cilin e kanë përqafuar kauzën e tyre. Kurse Rugova bënte përjashtim. Megjithëse shpesh ai të hutonte, u binda se njëra nga arsyet e forcës së tij ishte nënvlerësimi që i bënin të tjerët. Njerëzit e shpërfillnin, por ai nuk dorëzohej dhe në të vërtetë kur kosovarët e votuan dhanë më shume vota për të sesa për ndonjë tjetër”, ka shkruar ajo.

Po ashtu në librin e saj, Albright ka shkruar edhe për Thaçin.

“Që në takimin e parë ashtu si edhe në takimet e mëvonshme, u habita nga mosha e tij e re dhe mungesa e përvojës, çka e bënin atë here kokëfortë e here të etur për t’u pëlqyer tjerëve. Në rastin e Rugovës ndjeja se i drejtohesha një kolegu të çuditshëm akademik. Thaçi më ngjante më shume me një student me mundësi të shkëlqyera, me prirje për ta dorëzuar detyrën me vonesë”, ka shkruar ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.