Eko Higjiena

Çfarë tha Yllka Cana para dy vitesh : Në Kosovë do të kthehem me gradën e gjeneralit

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Yllka Cana nga Livoqi i Ulët i Gjilanit në gusht të vitit 2013 e kishte dërguar një letër në adresën e rajonipress përmes shoqes së saj Ema Jones. Mesazhi që Yllka jepte në mediat amerikane ishte se ajo në Kosovë do të kthehet me gradën e gjeneralit. Yllka përfundimisht po bëhet krenaria e Kosovës dhe e Gjilanit. Ajo ka të drejtë të mburret me profesionin e saj kurse ne kemi të drejtë të mburremi me të arriturat e saj. Lexoni sekuenca shumë interesante për Yllka Canën shqiptaren që po na bënë të ndihemi krenar në çdo cep të botës, aq më parë që ajo mbanë një uniformë shumë simpatike e të dashur ndër shqiptar siç është ajo e ushtrisë amerikane.

Lajmi se Yllka Cana do të jetë një kapitene në ushtrinë amerikane nuk është shumë i panjohur për rajonipress. Yllka ka treguar dashuri, përkushtim e sinqeritet për profesionin e saj që nga fillimi, por kurrë se ka harruar vendlindjen.

Yllka Cana në vitin 2013 përmes mikes së saj Ema Jones e kishte dërguar një tekst me disa përkthime të gazetave amerikane ku flitej me mburrje për rezultatet e Yllka Canës.

Rajonipress e botojë me shumë kënaqësi dhe ky lajm u botua në të gjitha portalet shqiptare. Pse jo. E meritonte Yllka Cana të flitej e shkruhej për të. Ajo e bëri Kosovën dhe shqiptarët të ndihen krenar. Të jesh në komandën e ushtrisë amerikane, një ushtrie më të fortë në botë nuk është punë e lehtë. Aq më par të gradohesh. E Yllka e arriti këtë rezultat me këmbëngulësi.

Ema Jones një mike e Yllkës ka dërguar enkas për rajonipress sekuenca dhe biseda të shkurtra të Yllka Canës dhënë medieve amerikane në vitin 2013. Mesazhi i Yllkës në të gjitha këto intervista është se ajo në Kosovë pret të kthehet me gradën e gjeneralit. Lexoni rrëfime interesante për Yllka Canën dhe aktivitetin e saj ushtarak në SHBA.
“Është një vajzë e re, e bukur dhe me zemër të madhe, me emrin Yllka Cana dhe është nga Livoqi i Gjilanit që ka gradën e togerit në Ushtrinë Amerikane. Ajo shërbeu në Kosovë për një vit në misionin paqeruajtës dhe tani ajo është duke u përgatitur për të shkuar në një tjetër luftë. Ajo u largua nga Kosova me lot dhe na premtoi se do të vijë përsëri për të ruajtur paqen. Zemra ime u thye kur aeroplani u largua nga Aeroporti i Prishtinës” ka thënë Yllka Cana për mediet amerikane raporton rajonipress.

Yllka përfundoj me sukses misionin e saj në Kosovë dhe fitoi shumë medalje, dhe fjala e fundit e saj përshëndetëse – lamtumirës e Yllkës, ishte shumë serioze, por e lezetshme. “Shpresoj që ju kam bërë krenar me punën time Kosovë, mirupafshim dhe atje do të kthehem kur të bëhem gjenerale” citohet Yllka nga mediet amerikane. Këto fjalë të Yllkës kanë prekur shumë zemra amerikane.

Mobi Casa

Mbi të gjitha fjalët e Komandantit të Yllkës kanë qen të mëdhaja.”Yllka kurrë nuk dorëzohet, madje ajo një herë e kishte të thyer këmbën, por ashtu me këmbë të thyer i ka mundur në vrapim krejt Brigadën. Gjatë karrierës sime të gjatë në ushtri, asnjëherë oficere si Yllka s`kam takuar, sepse ajo ka shumë pasion dhe vendosmëri. Rrallë ka femra dhe ushtare si togerë Yllka Cana” ka theksuar komandanti i saj./rajonipress/

Yllka nga Livoçi i Gjilanit, ushtare në Amerikë

E la Kosovën kur ishte 10 vjeçare. Fal ndihmës së ushtrisë amerikane Yllka Cana nga Livoçi i Gjilanit, i shpëtoi plumbave të ushtrisë serbe.

Aty lindi një dashuri për uniformën e ushtrisë më të fortë në botë. Nuk kaluan as dhjetë vjet nga ajo kohë dhe 23 vjeçarja u rreshtua krah me forcat ushtarake të SHBA-ve.

Me gradën togere ajo u kthye sërish në vendlindje, por kësaj radhe me një mision tjetër; ta garantojë paqen në vendin që e la sa ishte fëmijë.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.