RCCOLA

Ç`farë të mirash sjell rruga Gjilan – Kumanovë, ç`farë tha Shefket Bajrami para 11 vitesh

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Funksionalizimi i rrugës Gjilan-Kumanovë e ndihmon blegtorinë, turizmin dhe kthen shumë familje shqiptare në vatrat e veta. Ne presim ndihmën e shtetit sepse vetëm kështu mund të jemi të relaksuar kishte thënë Shefket Bajrami.

Të premtën pritet të hapet edhe zyrtarisht rruga Gjilan – Kumanovë. Kjo rrugë lidh shumë familje shqiptare andej dhe këndej kufirit, zhvillon shumë sektor të bujqësisë e blegtorisë dhe kthen shpresat për kthim në trevat e tyre stërgjyshore, shumë familje që tashmë janë shpërngulur nga Gryka e Karadakut.

Por kush e kërkoj me ngulm asfaltimin e kësaj rruge dhe cila është dobia që sjell kjo rrugë për fshatrat e Karadakut.

Deklarata e plotë e Shefket Bajramit

Investimi në bujqësi krijon lehtësira për banorët e brezit kufitar. Shefket Bajrami nga fshati Çelik dhe nënkryetar i shoqatës për zhvillimin e Grykës së Karadakut thotë se investimi në fushën e bujqësisë krijon vende të punës dhe krijon kushte për kthimin e banorëve nëpër shtëpitë e tyre.

Fshatrat e Grykës së Karadakut janë në pritje të investimeve nga niveli qendrore dhe ai lokal për të ngjallur jetën dhe shpresat e atyre banorëve që kanë vendosur të punojnë tokat e tyre .

Fundamenti

Tashmë Gryka e Karadakut ka themeluar një shoqatë të cilën e kanë titulluar “Shoqata për zhvillimin e Grykës së Karadakut”.

Shefket Bajrami nënkryetar i kësaj shoqate thotë se thithja e investimeve dhe ardhja e donatorëve ka mundësi dhe lehtësira më të mëdha sepse janë bërë projektet konkrete se në cilat fusha ka nevojë të investohet. “Synimi i kësaj shoqate është që ta zhvillojë blegtorinë duke investuar në serra, në stalla të lopëve të trasha”.

Gryka e Karadakut sipas Bajramit është e njohur me ujë të bollshëm dhe të pastër dhe të gjitha kushtet ekzistojnë për ndërtimin e një fabrike të ujit e cila do të mund të shfrytëzohej edhe për hurdha të peshqve .

Fshatrat e Karadakut që disa ndodhen edhe në brezin kufitar me Maqedoninë kanë nevojë për investime në serra, në blegtori, dhe pemëtari. Fuqia punëtore është e lirë kurse prodhimet vendore në këto anë ka sa të duash. Por për të plasuar prodhime të cilësisë së lartë duhen investime nga Ministria e Bujqësisë dhe Komuna. Mishi i qengjit është i njohur për këto treva sepse kullosat janë të shumta. Vetëm duhet një përkrahje më e fuqishme ndaj fermerëve të cilët qysh tani kemi nisur t`i trajnojmë në fushat e pemëtarisë e sidomos për mbjelljen e kumbullave.

Një çështje tjetër që i preokupon banorët e Karadakut është bashkëpunimi që ata presin ta zhvillojnë me banorët e Likovës në pjesën e Maqedonisë dhe me disa fshatra shqiptare që ndodhen afër brezit kufitarë. “Funksionalizimi i rrugës Gjilan-Kumanovë e ndihmon blegtorinë, turizmin dhe kthen shumë familje shqiptare në vatrat e veta. Ne presim ndihmën e shtetit sepse vetëm kështu mund të jemi të relaksuar. Komuna e Gjilanit na ka përkrahur me disa ndihma si në serra dhe lopë, por fshatrat e Karadakut kanë nevojë edhe për më tepër investime dhe rregullim të infrastrukturës” kushte thënë qysh para 11 viteve Bajrami./rajonipress/