UBT

Çfarë të hani para një vrapi të gjatë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ja cilat janë rregullat e arta të ushqimit para se të filloni vrapin. Françeska Liparoti, një nga trajneret më të famshme, ju jep disa ide se si të kombinoni proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet për të vrapuar më gjatë dhe për të qenë të shëndetshëm:

Jo bukë të bardhë dhe makarona: është mirë t’i zëvendësoni ato me tërshërë, oriz kaf, makarona orizi kaf, makarona kaf.

Mos u përqendroni vetëm te karbohidratet: sigurisht karbohidratet janë burim energjie. Gjithsesi, proteinat dhe yndyrnat janë të nevojshme për t’ju dhënë më shumë fuqi dhe për ta rimarrë veten. Kështu që në vaktet tuaja përfshini gjithmonë proteina, yndyrna dhe karbohidrate. Një shembull i mirë është avokado me tost dhe kosi e manat.

Përfshini në dietë yndyrna të shëndetshme: ato janë të rëndësishme për lubrifikimin dhe mbrojtjen e kyçeve tuaja. Ndihmon në rikuperimin, kontrollin e temperaturës së trupit, përthithjen e nutrientëve dhe mbajtjen e trupit të karikuar. Përfshini në dietën tuaj të përditshme arra, fara, avokado, peshk (salmon, sardele).

FIDANISHTJA

Mos hani shumë vonë natën para vrapit: shmangni ngrënien e vonë dhe jepini kohë trupit të tresë ushqimin. Relaksohuni dhe bëni gjumë të qetë.

Hani mëngjes të pasur me karbohidrate: fibrat dhe yndyrnat e ushqimeve që do të konsumoni në mëngjes duhet të jenë sa më të ulta, në mënyrë që mos të acaroni stomakun. Mbushni trupin me karbohidrate dhe do të keni energji gjatë garës. Hani tërshërë, tost dhe pini lëngje frutash.

Qëndroni të hidratuar: dehidratimi mund të rezultojë në rënie të energjisë, madje edhe 2% reduktim i nivelit të hidratimit mund të ndikojë negativisht në performancën tuaj.

Mos hani direkt pas mbarimit të vrapit: në fillim qetësohuni dhe pini ujë (edhe nëse bëni një foto pas përfundimit të vrapit nuk do të ishte keq). Prisni 30 minuta dhe hani një vakt të pasur me proteina dhe yndyrna të shëndetshme për rimëkëmbjen e muskujve. Cosmopolitan/ Përgatiti: Elena Beta

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.