RCCOLA

Çfarë po ndodhë me minimarketet e mëdha, insektet në oriz?

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Ditëve të fundit në adresë të rajonipress kanë ardhë shumë ankesa të qytetarëve për produktet pa afat dhe pa asnjë kontroll. Një qytetare ka dërguar foto ku shihet orizi plotë me insekte.

“Insekte në oriz, ju lutem botojeni që ta shohin populli se çka po konsumojmë e mashtrimet që po na bëhen nga marketet e mëdhaja”. Kështu shkruan qytetarja Ismete Qerimi Sylejmani e cila edhe ka dërguar disa foto.

KKVITI

“Në këtë mënyrë shpërndahen sëmundjet sepse produktet me insekte tregon se aty s`ka kurrfarë kontrolli e inspektimi. Kujdes nga këto produkte. Produkti është blerë në ETC në Gjilan” ka shkruar kjo qytetare./rajonipress/