Ç`farë po ndodhë me kompaninë, “Hidromorava”, cilat janë manipulimet e LVV?

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prej se është ndërruar bordi si dhe Kryeshefi në këtë kompani kanë filluar punësimet partiake si psh. Një rast konkret punëtori A.R. ishte inkasant në teren është avancuar në zyre të kontabilitetit si kontabilist, pa konkurs të brendshëm e as të jashtëm, tjetra pastruesja A.O. nga pastruesja është avancuar në zyrtare për arkivë, pa konkurs e as përvojë pune vetëm si pastruese, bile qe dy muaj e ka nënshkruar kontratën, gjë që ky vend pune nuk është as në organogram, por tash janë duke punuar për organogram të ri që e kanë futur edhe këtë vend, i cili ende nuk është aprovuar por punëtorja ka filluar punën, bile edhe në arkë duke zëvendësuar.

Reagimi i qytetares së shqetësuar

Jam një qytetare e Gjilanit që më shqetësojnë parregullsitë, sipas informatave të sakta që i kam marr nga një shoqe që punon në kompaninë “Hidromorava”, po ju njoftoj për disa manipulime prej VV-së

Prej se është ndërruar bordi si dhe Kryeshefi në këtë kompani kanë filluar punësimet partiake si psh. Një rast konkret punëtori A.R. ishte inkasant në teren është avancuar në zyre të kontabilitetit si kontabilist, pa konkurs të brendshëm e as të jashtëm, tjetra pastruesja A.O. nga pastruesja është avancuar në zyrtare për arkivë, pa konkurs e as përvojë pune vetëm si pastruese, bile qe dy muaj e ka nënshkruar kontratën, gjë që ky vend pune nuk është as në organogram, por tash janë duke punuar për organogram të ri që e kanë futur edhe këtë vend, i cili ende nuk është aprovuar por punëtorja ka filluar punën, bile edhe në arkë duke zëvendësuar.

Mobi Casa

Me ligjin e punës për tu avancuar një punëtorë duhet të ketë performancë të mirë, të ketë konkurs të brendshëm sepse ka punëtor me përgatitje profesionale që vijnë në punë dhe nuk kanë asnjë detyrë të ngarkuar, ndërsa pagat i marrin

Edhe një tjetër gjë arkëtarja F.H, për të cilën ka pasur shumë ankesa nga qytetarët për arrogancë me konsumator, mosmarrëveshje e sjellje jo të hijshme, bile edhe me shkrim, por në komision disiplinor asgjë nuk kanë ndërmarrë, për arsye se përgjegjësi i saj e mbron, si dhe kryeshefi ka lidhje familjare me të ndërsa, kryeshefi pretendon ta avancoj në zyre, nga porto arka.

Deri kur do të vazhdohet kështu, a duhet patjetër me kriju raporte të mira me shefat apo drejtorët, apo duhet t`i përkasim patjetër kësaj partie, apo duhet me qenë e bukur, deri sa ka njerëz të papunë e që nuk kanë me çka me i ushqyer fëmijët, dikush i ndërron vendet e punës. Këto që ju kam shkruar mundeni me i vërtetuar ju si gazetar duke i kërkuar kontratat, vendimet në kompani, pasi që ju e keni atë të drejtë./rajonipress/