Çfarë po ndodhë me Gjykatën e Gjilanit, rekorde e zvarritjes së lëndëve, deri 10 vite pritje?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ka shumë ankesa të palëve në procedurë të cilët ose vdesin dhe nuk e përjetojnë epilogun e vendimit gjyqësor. Pse kjo zvarritje e lëndëve deri në 10 vite dhe pse kjo neglizhencë e çuditshme.

Ka shumë qytetarë që na kanë shkruar se lëndët e tyre po zvarriten me vite e me vite dhe askush nuk merr përgjegjësi.

E fundit është lënda C.NR/757/14 e cila lëndë ka 10 vite që ka pritur derisa i është dërguar tash së fundit ftesa për seancë.

Pse kjo zvarritje dhe pse ky rekord i çuditshëm është vështirë të arsyetohet.

Ekspertët e fushës juridike thonë se kanë pritur shumë nga kryetari i ri i Gjykatës, por se janë zhgënjyer.

”Palët po vdesin duke pritur deri në 10 vite që të kuptojnë se kanë seancë. Shumë nga ta edhe vdesin pa e kuptuar epilogun e vendimit gjyqësor. Vërtet kjo është skandaloze dhe dikush duhet të japi përgjegjësi” thonë ekspertët gjilanas nga fusha juridike.

RCCOLA

Edhe qytetarët e shohin Gjykatën si një institucion të “Mykut” ku pak trajtohet e drejta e qytetarit.

Almiri një qytetar gjilanas thotë se ka pasur një lëndë në Gjykatë dhe e ka hjekur të zitë e ullirit derisa ka përfunduar.

”Vërtet aty është horror i vërtet sepse ka shumë dembeli, ka shumë mungesa qoftë të gjykatësit ose prokurorit. Kur mungojnë askush nuk jep llogari ndërsa unë si palë humbisja tërë ditën duke pritur korridoreve” u shpreh ky qytetar.

Edhe, Nysreti thotë se ka disa vite që i është dashur të merret me një lëndë shumë të thjeshtë.

“Në Gjykatën e Gjilanit mungon efikasiteti i punës, mungon përgjegjësia dhe profesionalizmi. Gjithçka është e ndryshkur dhe me një mentalitet të vjetruar e aspak të integruar” shprehet ai./rajonipress/