Uji Dea

Çfarë po ndodh me qeverisjen në Gjilan?

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Punësimet pa konkurse, punësimet partiake, ndërprerjeve të kontratave para afatit të skadimit, emërime të drejtorëve të shkollave pa kualifikim adekuat, fshehje të vendeve të punës në arsim, dhënie në shfrytëzim të pronave komunale pa asnjë kriter, subvencionimet pa asnjë kriter, ishin vetëm disa nga shumë shkeljet e listuara në letrën publike, të cilën para medieve e prezantoi sot koordinatori i VV!-s në Gjilan, Deputeti Ismajl Kurteshi.

Qendra e Lëvizjes VV! në Gjilan, përmes një konference për media sot lexoi letrën publike që i ka nisur Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit.

Punësimet pa konkurse, punësimet partiake, ndërprerjeve të kontratave para afatit të skadimit, emërime të drejtorëve të shkollave pa kualifikim adekuat, fshehje të vendeve të punës në arsim, dhënie në shfrytëzim të pronave komunale pa asnjë kriter, subvencionimet pa asnjë kriter, ishin vetëm disa nga shumë shkeljet e listuara në letrën publike, të cilën para medieve e prezantoi sot koordinatori i VV!-s në Gjilan, Deputeti Ismajl Kurteshi.

“Nëntë muaj nga ardhja e juaj në krye të Komunës së Gjilanit, është kohë e mjaftueshme jo vetëm për të vënë rend e rregull në administratë, por edhe për të filluar realizimin e projekteve për të cilat qytetarët kanë nevojë. Komuna ka mundësi buxhetore me i realizuar e ju i keni premtuar gjatë fushatës zgjedhore siq janë: Shtrati i lumit Mirusha, që po e rrezikon jetën e qytetarëve, zgjerimi i rrugëve në tri hyrje të qytetit, Varrezat e dëshmorëve, e shumë e shumë projekte të tjera”, thuhet në letrën publike drejtuar Hazirit.

Aty përmenden edhe keqpërdorimet gjatë realizimit të kontratave, ku shtresa e asfaltit është 50% më e hollë, në krahasim me atë që është nënshkruar në kontratë.

Uji Dea

Si punë e mirë në këtë nëntëmujor është cilësuar mosprivatizimi i deritashëm ndërmarrjeve të mbetura publike. “Duke shpresuar se kjo nuk është vetëm një deklaratë e rastit, Qendra e Lëvizjes VV në Gjilan ju përkrahë në realizimin e këtij synimi, si dhe të gjitha angazhimeve tuaja eventuale, të dobishme për qytetarët e Gjilanit. Pengimin e privatizimit të pronave publike do të duhej ta filloni me objektet e Komunës të ndërtuara përmes partneritetit publiko privat, nga administrata e kaluar, e që janë edhe tani në shitje”.

Në letrën drejtuar Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit, janë listuar edhe kërkesat zyrtare që i janë drejtuar Komunës nga Qendra e Lëvizjes VV! në Gjilan, e të cilat kanë mbetur pa përgjigje, përfshirë këtu edhe trajtimin e barabartë që duhet t’ua bëjë Komuna subjekteve politike që janë pjesë e Kuvendit Komunal, për sa i përket hapësirave që shfrytëzohen për zyra.

“Nëse nuk i bëni korrigjimet e nevojshme, rastet e lartpërmendura do t’i konkretizojmë, duke publikuar emra, shifra, dhe nenet e ligjeve që i keni shkelur”, thuhet në fund të letrës.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan kërkon nga Komuna që të bëhet korrigjimi urgjent i të gjitha shkeljeve të listuara në letër: menjëherë të shpallet konkursi për vendet e fshehura në arsim; që të rishpallet konkursi për drejtorët e pakualifikuar; të identifikohen përfituesit e bursave studentore që nuk kanë ndjekur asnjë procedurë; të mbikëqyren punët që po zhvillohen në projektet që po i financon Komuna; të respektohen procedurat e tenderimit; të respektohen obligimet ligjore në lidhje me komunikimin dhe transparencën; të ndalen ndërtimet pa leje; të paguhet borxhi i trashëguar që Komuna ja ka Qendrës së Lëvizjes VV! në Gjilan; të respektohet orari i punës dhe të rritet efikasiteti në punë i administratës./rajonipress/