Fundamenti

Çfarë po ndodh me Gjilanin, edhe një 52 vjeçar bënë vetëvrasje

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Të mërkurën rreth orës 10.00 të mëngjesit është gjetur i vdekur Q.M. nga fshati Kokaj, banues në Gjilan. Ismet Hashani ka konfirmuar për rajonipress se një 52 vjeçar dyshohet të ketë bërë vetëvrasje, në një mal, afër shtëpisë së tij në Kokaj të Gjilanit.

Vetëm për pak dit Gjilani u tronditë nga tri vetëvrasje, një polic, një motër medicinale dhe sot një tjetër 52 vjeçar, raporton rajonipress.

Ismet Hashani tha për rajonipress se të mërkurën rreth orës 10.00 të mëngjesit te shtëpia e tij në Kokaj, është gjetur trupi i pajetë i një 52 vjeçar i cili dyshohet të ketë bërë vetëvrasje edhe pse policia rastin e trajton si vdekje të dyshimtë.

Mobi Casa

Hashani tha se me të lajmëruar rastin nga ana e familjarëve, menjëherë në vendin e ngjarjes janë dal policia, prokurori dhe mjeku i kujdestar i cili edhe ka konstatuar vdekjen.

Hashani tha se afër trupit të viktimës është gjetur një pushkë gjysmë automatike. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Prishtinë./rajonipress/