Uji Dea

Çfarë parasheh vendimi për zotimin e qeverisë për subvencionimin e rrymës?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qeveria e Kosovës ka miratuar mbrëmë vendimin për zotimin e qeverisë për subvencionimin e energjisë, Po çfarë parasheh ky vendim?

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka miratuar vendimin për zotimin e qeverisë për të subvencionuar energjinë elektrike. Sipas këtij vendimi, Qeveria e Kosovës është zotuar që të ndajë 90 milionë euro për këtë mbështetje.

Kështu nga qeveria po thonë se për qëllim kanë uljen e ndikimit të tarifave për konsumatorët.

E ky vendim sipas ekzekutivit është marrë pas rritjes së çmimeve të importit dhe krizës së furnizimit me rrymë në Kosovë.

UBT

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen elektronike, të 60-ën me radhë, në të cilën ka miratuar vendimin për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e energjisë. Në mbledhjen e sotme është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët. Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90.000.000.00 € (nëntëdhjetë milionë euro). Vendimi synon të ulë ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët. Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kosova është duke u përballur me krizë energjetike.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë pritet që gjatë javëve në vijim të shqyrtojë raportin për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

Komente për çmimet e tarifave në ZRRE kanë dërguar Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, KEDS, KOSTT dhe operatorë të tjerë. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.