Fundamenti

Çfarë parasheh rishikimi i Projektligjit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Më 67 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në lexim të parë Projektligjin 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit 07/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2020.

Mosrishikimi i buxhetit, sipas Qeverisë, po e mbante peng ekzekutimin pagesave të Pakos Emergjente Fiskale për punëtorët, ndihmat për qiratë e bizneseve si dhe masat e tjera të ndara për pandeminë COVID-19, shkruan Telegrafi.

Menjëherë pas miratimit të parë, Ministria e Financave ka kërkuar që Projektligji të procedohet sa më shpejt në komisione parlamentare në mënyrë që i njëjti të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar.Ministria thotë se pas hyrjes së tij në fuqi të Ligjit, do të krijohet mundësia për ekzekutimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit nga Pakoja Emergjente.“Menjëherë pas miratimit të projektligjit në leximin e dytë dhe hyrjes së tij në fuqi, do të krijohet mundësia ligjore për ekzekutimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit nga Pakoja Emergjente Fiskale të cilët janë në pritje dhe të gjitha ndarjeve tjera buxhetore”, njofton MF-ja.

Projektligji i rishikuar parasheh 1 miliard e 788 milionë euro, ndërsa totali i shpenzimeve të rishikuara të buxhetit është 2 miliardë e 620 milionë euro.

Mobi Casa

Buxheti i rishikuar për vitin 2020 adreson të gjitha sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19 dhe gjetjen e mënyrës së financimit të realizimit të programit qeverisës.Përveç Pakos Emergjente Fiskale, Qeveria e Kosovës në këtë Projektligj ka krijuar edhe një fond, i cili do të shërbejë për rimëkëmbjen ekonomike.

Me rishikimin e bërë të buxhetit janë mobilizuar 600 milionë euro për të mbuluar mungesën e të hyrave prej 232 milionë eurosh si pasojë e pandemisë dhe gjithashtu për të krijuar Fondin për Rimëkëmbje Ekonomike në shumë prej 385 milionë eurosh.

Sipas Programit Qeverisës 2020-2023 të prezantuar nga Qeveria e Kosovës, pritet të mobilizohen mbi 1 miliard euro për dy vite.“Këto masa do të përmblidhen në kuadër të ‘Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19’, i cili program do të mobilizojë mbi 1 miliardë euro gjatë vitit 2020 dhe 2021 që do të futen në ekonomi. Do të themelohet Fondi për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19, ku do të grumbullohen mjetet që do të dedikohen për qëllime të mbështetjes ekonomike dhe sociale për të tejkaluar pasojat e pandemisë”, thuhet në program.

Kujtojmë se më 15 mars, me 63 vota për, asnjë kundër dhe abstenim ishte votuar buxheti i Kosovës për vitin 2020 në vlerë prej 2 miliardë e 357 milionë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.