FIDANISHTJA

Çfarë ndodhi në 24 orët e fundit, ndalime, bastisje, aktakuza, paraburgime

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në raportin e Prokurorisë Themelore në Gjilan thuhet se brenda 24 orëve janë arrestuar tre persona, janë caktuar masa të paraburgimit, janë bastisur disa shtëpi dhe objekte, janë sekuestruar kafshë dhe janë ngritur tri aktakuza.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan – Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 3 persona.
Një person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërkaq dy persona të tjerë, një femër dhe një mashkull, për shkak të dyshimit të veprave penale “Legalizim i përmbajtjes së rremë” dhe “Falsifikim i dokumentit”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit K.Z., nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.M., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Falsifikim i dokumenteve’’.

ARKATANA

Bastisje:
Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, ka paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhëresës së urdhër kontrollit, të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, tek një person, në komunë të Vitisë. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhëresës së urdhër kontrollit, të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, tek një person në komunën e Kamenicës.

Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Gjilan – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të, dy gjedheve, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, ka ngritur 3 (tri) aktakuza, ndaj 3 (tre) personave për vepra të ndryshme penale thuhet në raportin 24 orësh të Prokurorisë në Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.