RCCOLA

Çfarë ndodh nëse ndaloni konsumimin e sheqerit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Sheqeri është një nga produktet më të konsumuara në mbarë botën, por për fat të keq një nga grimcat që gjithashtu lidhet me problemet më të mëdha shëndetësore.

Ndryshe njihet si “helmi i bardhë” dhe varësia nga ky i fundit është shumë e fortë. Eliminimi i sheqerit nga dieta e konsumatorëve mund të jetë e vështirë, sepse industria ushqimore komerciale ka ndikuar në shijen e njerëzve, por pasi të mësoni se çfarë ndodh me organizmin pasi ju të reduktoni sasinë e sheqerit të marrë, ndoshta do e keni më të lehtë të hiqni dorë prej tij.

Sheqeri shkakton shumimin e baktereve në gojën tuaj! Konsumi i tepërt i ushqimeve me sheqer rrit shanset për prishjen e dhëmbëve dhe problemet e tjera dentare.

Gjumi më i mirë

Konsumi i tepërt i sheqerit jo vetëm që mund të shkaktojë rënie në nivelet e energjisë, por gjithashtu mund të ndikojë në cilësinë e gjumit.

Përmirësimi i traktit tretës

Zvogëlimi i konsumit të sheqerit do të përmirësojë aftësinë e sistemit të tretjes për përpunimin e ushqimeve. Gjithashtu ndihmon për të shmangur kapsllëkun dhe probleme të tjera që lidhen me zorrën e trashë.

Zemër më e shëndetshme

Uji Dea

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, reduktimi i marrjes së sheqerit gjithashtu zvogëlon rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Lëkurë më e shëndetshme

Jo rrallë herë sheqeri është shkaktari që fshihet pas akneve dhe prishjes së lëkurës.

Studimet kanë treguar se sheqeri siguron lëndë ushqyese për qelizat e kancerit. Prandaj reduktimi i konsumit tuaj të sheqerit mund të ndihmojë në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit dhe shumimin e qelizave malinje në të gjithë trupin.

Mbron mëlçinë

Glukoza e tepërt dhe fruktoza mund të çojnë në rritjen e toksinave në mëlçi. Kjo është e ngjashme me atë që ndodh kur pini shumë alkool. Ekspertët mjekësorë kanë rekomanduar një detoksifikim të mëlçisë duke hequr dorë nga sheqeri, për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të problemeve të mëlçisë.

Konsumi i tepërt i sheqerit mund të shkaktojë rezistencë ndaj leptinit, hormonit që është përgjegjës për dërgimin e sinjaleve në trurin tuaj se jeni të ngopur. /GazetaExpress/