Eko Higjiena

Çfarë ndodh nëse konsumoni ekstrakte të hudhrës?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Matthew J. Budoff, shkencëtar në kompaninë “BioMed LA”, thekson se studimi i fundit është fakt rreth përparësive të suplementeve të hudhrës, në “pakësimin e grumbullimit të pllakave në muret e arterieve dhe në parandalimin e formimit të atyre të reja, që mund të rezultojnë me sëmundje të zemrës”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) ka njohur vetitë shëruese të hudhrës dhe konsideron se është një shtojcë e hatashme në ushqim, që lufton yndyrën në gjak, si dhe ndikon tek arteroskleroza. Hudhra u sugjerohet atyre personave, që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shkencëtarët kanë përcjellë gjendjen e 55 pacientëve, nga 40 deri 75 vjet, midis tyre kishte që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, të tjerët nga mbipesha, e të tjerët nga sëmundjet kardiovaskulare.

Fundamenti

Grupit të parë mjekët i kishin dhënë placebo, ndërsa të dytit i kishin dhënë ekstrakte të hudhrës. Ishte vërtetuar se ata që kishin marrë hudhër, për 80 për qind kishin pakësuar pllakat në arterie. Tash e një kohë të gjatë hudhra ka një reputacion prej një ilaçit natyral dhe shihet si parandalues nga sëmundje të shumta.

(Kosova Sot)