Eko Higjiena

Çfarë ndodh me trupin e njeriut nëse nuk hani bukë për 1 muaj, do të habiteni me ndryshimet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Por çfarë ndodh me trupin e njeriut në qoftë se vendosni të mos hani bukë për të paktën një muaj? Zbulojeni si më poshtë.

Do të bini nga pesha: buka është e pasur me karbohidrate të rafinuara, gjë e cila çon në akumulim të ujit në trup. Është vlerësuar që çdo gram karbohidratesh që hani grumbullojnë 3-4 gram ujë. Kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni më të fryrë dhe të akumuloni yndyrë, sidomos rreth zonës së barkut.

Përmirësoni sistemin tretës: Gluteni, karbohidratet e rafinuara dhe përbërësit e tjerë që gjenden në bukë ju bëjnë të ndiheni më të fryrë. Ato ngadalsojnë tretjen e ushqimit gjithashtu. Eleminimi i bukës për një muaj do të përmirësonte ndjeshën punën e sistemit tretës dhe do të riaktivizionte metabolizmin tuaj. Fibrat e gjendura me shumicë tek buka, jo vetëm që ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak, por zvogëlojnë dhe rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve kronike, transmeton “Living”.

Fundamenti

Do të keni luhatje të humorit: Nëse ju i thoni “JO” drithërave të shëndetshme i keni thënë jo, neurotransmetuesve si serotonina që ju bën të ndiheni mirë. Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë së trurit. Kur një person eleminon karbohidratet, ai do të ndihet i lodhur, i plogësht dhe do të shfaqë probleme me pagjumësinë.

Rritet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit të tipit 2: Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, drithërat mund të përmirësojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, obezitetit dhe diabetit të tipit 2, kështu që duke eleminuar bukën rrisni rrezikun për t’u prekur nga këto sëmundje.