FITORJA

Çfarë ndodh me organizmin kur konsumoni shumë proteina?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Proteina është një nga komponentët më të rëndësishëm të një diete të shëndetshme thelbësore për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e muskujve, si dhe për funksione të tjera jetike të trupit.

Por çfarë ndodh kur konsumohet më shumë seç duhet? Sipas ekspertëve, teprimi me proteinë, sidomos nga burimet shtazore, mund të ketë pasoja serioze për shëndetin afatgjatë.

Dr. Joseph Antun, CEO i kompanisë së jetëgjatësisë L-Nutra, në një intervistë për New York Post thekson se konsumimi i tepërt i proteinave shtazore rrit nivelet e IGF-1 (faktori i rritjes i ngjashëm me insulinën), një hormon i prodhuar në mëlçi që ka një rol të rëndësishëm në rritje dhe metabolizëm.

“Ndonëse IGF-1 është thelbësor në moshë të re, nivelet e larta të këtij hormoni tek të rriturit janë lidhur me përshpejtimin e procesit të plakjes dhe një rrezik më të lartë për sëmundje të lidhura me moshën, përfshirë kancerin,” thotë Antun.

FIDANISHTJA

Madje, ai e quan këtë fenomen ‘diabet proteinik’, për shkak të ndikimit të tij negativ në procesin e plakjes: “Konsumimi i tepërt i proteinës nuk i ndihmon muskujt aq sa dëmton trupin.”

Rekomandimet ndryshojnë në varësi të moshës dhe gjendjes fizike. Për ata nën moshën 65 vjeç, Antun këshillon të synohet një konsum ditor prej 0.31 deri në 0.36 gramë proteinë bimore për kilogram të peshës trupore.

Kjo përkthehet në rreth 46 deri në 54 gramë proteina në ditë për një person që peshon 68 kg ,që mund të përmbushet me rreth shtatë vezë, 200 gramë mish pule ose dy gota thjerrëza të gatuara.

Për të moshuarit mbi 65 vjeç, sidomos ata që vuajnë nga humbja e masës muskulore, këshillohet një rritje e moderuar e proteinave, me theks te burimet më të lehta për t’u përthithur, si peshku, vezët, djathi dhe kosi nga qumështi i deles apo dhisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.