UBT

Çfarë ndodh kur ndaloni duhanin? Ndryshimet që pëson trupi në pak orë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Lënia e duhanit mund të jetë një sfidë e vërtetë, por njerëzit që kanë këtë varësi duhet të kenë një plan të zhvilluar mirë dhe duhet të punojnë shumë nëse duan të kenë sukses. Është interesante se duhen vetëm disa orë për të parë ndryshimet. Sa më shpejt të lini duhanin, aq më shpejt do të reduktoni rrezikun e sëmundjeve të rënda, si kanceri, sëmundjet e zemrës apo mushkërive dhe sëmundje të tjera të shkaktuara nga duhani.

Sipas Medical News Today, vetëm 20 minuta pasi keni lënë duhanin, presioni i gjakut kthehet në normalitet dhe qarkullimi fillon të përmirësohet.Cigaret përmbajnë shumë toksina, përfshirë monoksidin e karbonit, i cili në doza të mëdha mund të jetë vdekjeprurës dhe të parandalojë që oksigjeni të arrijë në mushkëri dhe gjak. Kështu, 12 orë pas ndërprerjes së duhanit, trupi do të eliminojë monoksidin e tepërt dhe niveli i oksigjenit në trup do të rritet.

FIDANISHTJA

Gjithashtu do të flini më mirë, sepse duhanpirësit kanë katër herë më shumë gjasa të zhvillojnë çrregullime të gjumit sesa jo duhanpirësit. Një ditë pasi të keni lënë duhanin, rreziku për të zhvilluar një atak në zemër do të fillojë të ulet. Gjithashtu, niveli i kolesterolit në gjak do të rregullohet dhe ushtrimet nuk do të duken më të vështira, sepse niveli i oksigjenit në trupin tuaj do të jetë më i lartë, gjë që do të lehtësojë aftësinë tuaj për të ushtruar.

Pirja e duhanit ndikon në mbaresat nervore përgjegjëse për shqisat e nuhatjes dhe shijes, ndaj do të vini re se ato do të jenë më të “mprehta” pasi të ndaloni duhanin. Nëse arrini të qëndroni larg cigares për një muaj, do të shihni që mushkëritë tuaja do të funksionojnë më mirë, nuk do të kolliteni dhe nuk do të keni probleme me frymëmarrjen. Qarkullimi i gjakut do të përmirësohet gjithashtu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.