Çfarë ndikon në zgjuarsinë e fëmijës?

Krahas faktorëve gjenetikë ekzistojnë dhe faktorë të jashtëm, të cilët ndikojnë në zgjuarsinë e fëmijës.
Gjatë ecurisë së procesit mësimor, prindërit shqetësohen për çështje të ndryshme në lidhje me mbarëvajtjen mësimore të fëmijës, nëse e kupton apo jo mësimin, nëse është apo jo i zgjuar.
Krahas faktorëve gjenetikë ekzistojnë dhe faktorë të jashtëm, të cilët ndikojnë në zgjuarsinë e fëmijës. Specialistët mendojnë se periudha parashkollore përbën një periudhë shumë të rëndësishme në zhvillimin e zgjuarsisë së fëmijës.
Fëmija duhet të frekuentojë kopshtin, duke filluar që nga mosha 3-vjeçare në mënyrë që të fillojë klasën e parë i përgatitur.
Sigurisht që edhe hekuri i marrë nga ushqimet është një faktor shumë i rëndësishëm në forcimin e zgjuarsisë së fëmijës dhe nëse fëmija vuan nga mungesa e hekurit ai nuk do të ketë një zhvillim të plotë mendor. Hekurin mund ta gjejmë tek mishi i kuq, veza, bishtajoret e thata, pekmezi, perimet me gjethe të gjelbra etj.
Familjet duhet të tregohen të kujdesshme në ndjekjen nga afër të zhvillimit fizik dhe mendor të fëmijëve.
Fëmija ndikohet shumë nga ambienti në shtëpi dhe sigurisht që një fëmijë i rritur në një familje ku nuk lexohen libra nuk do ta pëlqejë asnjëherë librin.
Fëmija duhet ushqyer me dashurinë për librin që në vegjëli. Fëmijët, prindërit e të cilëve u lexojnë libra, janë më të përqendruar, kuptojnë më shpejt. Ndërsa, një fëmijë i huaj me librin e ka shumë të vështirë me detyrat në shkollë. Krahas faktorit gjenetik dhe ushqyerjes edhe qetësia brenda familjes ndikon në zhvillimin mendor të fëmijës.
Andaj, duhet gjithmonë të keni kujdes në ushqimin që ia jepni fëmijës suaj, pasi që ai pra ndikon jo vetëm në zgjuarsinë e tij, por në shëndetin e tij në përgjithësi.