Uji Dea

Çfarë ndeshje, çfarë spektakli – Kosova me epërsi të dyfishtë ndaj Suedisë pas pjesës së parë

/ 2 minuta lexim
HW

Kombëtarja e Kosovës po fiton me rezultat 2-0 pas pjesës së parë në ndeshjen ndaj Suedisë, e cila po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kjo ndeshje i takon ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026 dhe ‘Dardanët’ po zhvillojnë një ndeshje spektakolare.

Që nga minuta e parë Kosova dëshmoi karakter të fortë duke treguar një rezistencë të madhe në fazën defanzive si dhe duke rrezikuar në çdo dalje të mundshme në fazën e sulmit.

Golin e epërsisë Kosova e gjeti në minutën e 13-të me anë të Elvis Rexhbecaj i cili realizoi për rezultatin 1-0 në një situatë një për një me portierin Robin Olsen.

United Hospital

Të besuarit e Franco Fodës nuk u zmbrapsën pas golit të epërsisë dhe vazhduan me sulmet në drejtim të portës suedeze.

Po luhej minuta e 40-të e takimit kur pas një kundërsulmi vrasës, Kosova e gjeti edhe golin e dytë.

Ishte Vedat Muriqi i cili realizoi një super gol për 2-0 pas një kombinimi fantastik me Albion Rrahmanin i cili ishte në rolin e asistuesit.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhë pjesa e dytë, por Kosova tani e ka shumë më të lehtë menaxhimin e epërsisë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.