Uji Dea

Çfarë mund të ndodhë me çështjen Haradinaj pas kërkesës për ekstradim nga Serbia?

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Që nga e mërkura e javës së kaluar, lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës njëherësh ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është i ndaluar dhe në paraburgim në shtetin e Francës.

Ndërsa gjatë ditës së sotme Ministria e Drejtësisë së shtetit serb ka bërë kërkesën zyrtare për ekstradim të tij në Serbi.

Ndërsa njohësi i çështjeve juridike në vend, Ehat Miftaraj në një prononcim për Indeksonline ka theksuar se mbrojtësi më i mirë në rastin e Ramush Haradinajt është Ministria e Drejtësisë së Kosovës.

“Në bazë të konventës për ekstradim e cila është e aplikueshme në shtete e Evropës siç është Franca, atëherë Gjykata duhet të shqyrtojë këtë kërkesë që të shihet se a plotëson kriteret ligjore për ekstradim pra duhet të kihet parasysh se Ramush Haradinaj disa herë është liruar nga të gjitha akuzat, pra ka një aktgjykim lirues nga Gjykata e Hagës pra sipas të gjitha gjasave gjykata ka për të marrë vendim për lirimin e tij sa më shpejtë që të jetë e mundshme”, ka thënë Miftaraj.

Sipas këtij të fundit gjasat për ekstradimin e Haradinajt janë të pakta.

“Gjasat për ekstradim janë shumë të pakta pasi vetë Gjykata në Francë, shkalla e parë, shkalla e më e lartë vendos për ekstradimin e tij atëherë vetë ministri i Drejtësisë duhet të jetë autoriteti që përmes vendimit politik t’i anulojë të gjitha ato vendime dhe të mos lejojë ekstradimin e tij pra gjasat për ekstradim thuajse nuk ekzistojnë fare.

Ajo çfarë kemi parë është se Ramush Haradinaj si shumë shtetas të Kosovës, në njëfarë mënyre po ballafaqohen apo torturohen përmes arresteve, qëndrimit në paraburgim apo fletëarresteve ndërkombëtare që janë të pavlefshme e që lëshohen nga Serbia”, ka shtuar Miftaraj, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu Miftaraj ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme duhet të ketë rol shumë pro-aktiv që të komunikojë me Bahkimin Evropian por edhe Interpool-in në dërgimin e shkresave për rastin Haradinaj.

FIDANISHTJA

“Ministria e Punëve të Jashtme duhet të ketë rol shumë pro-aktiv, dhe që të komunikojë me shtetet e Bashkimit Evropian por edhe me Interpool që të dërgojë shkresa nëpërmjet të cilave arsyetohet që Serbia po keqpërdorë lëshimin e fletëarresteve për vepra që supozohen të jenë bërë. Duhet t’i bëhet presion Interpool-it por edhe shteteve të BE-së që të mos përsëriten raste të tilla. Në këtë rast Kosova duhet të kërkojë edhe nga Franca që të merret një vendim për mos-ekstradim, që të kërkojë llogari shtetet e tjera prej Serbisë se përse po keqpërdoret një fushë e bashkëpunimit të drejtësisë apo kërkesa për ekstradim”, ka shtuar ai.

Sipas Miftarajt, në rastin konkret është pikërisht Ministria e Drejtësisë që mund të theksohet si avokati më i mirë mbrojtës.

“Në rastin konkret të Haradinajt është Ministria e Drejtësisë avokati më i mirë i Haradinajt, përveç që ministria e Drejtësisë tanimë ka një përvojë dhe eksperiencë të gjatë me raste të njëjta, vitet e fundit mbi 99% të rasteve të tilla Ministria e Drejtësisë ka arrit t’i lirojë, pra shkresat që janë dërguar nga Ministria do të kenë ndikim . Sa i përket mbrojtjes mund të them se nuk mund të luajë një rol aq të madh sa e ka Ministria e Drejtësisë në rastin konkret”, ka përfunduar Miftaraj.

Kurse njohësja e Çështjeve Juridike, Albana Rexha na një prononcim për Indeksonline ka vlerësuar se fletëarresti që i është lëshuar Haradinajt ka motive armiqësore dhe politike ndaj shtetit të Kosovës.

“Ky veprim në këtë rast është dëshmi e qartë që Dialogu Kosovë-Serbi veçse ka shërbyer fuqizimit të rolit të Serbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në Bruksel, e jo fuqizimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës. Me një logjikë të tillë me të cilën Serbia vazhdon të sillet përballë Kosovës, veprimi i parë do të duhej të ishte ndërprerja e menjëhershme e dialogut me Serbinë, dhe bërja e një kërkese zyrtare e Këshillit të Bashkimit Evropian që të ndërpres negocimin e kapitujve me Serbinë për aq kohë sa kjo e fundit të ndaloje luftën legale ndaj Kosovës dhe zyrtarëve të lartë të saj”, ka thënë Rexha.

Sipas saj nuk ekziston asnjë mundësi për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, sepse ai është gjykuar dhe shpallur i pafajshëm në Tribunalin e Hagës.

“Vendime te tribunalit të Hagës kanë epërsi mbi çfarëdo vendime për ndjekje penale të shteteve sepse Tribunali i Hagës është gjykatë e themeluar me ligjin e Kombeve të Bashkuara. Mbi këtë bazë, çfarëdo që të jetë vendimi i gjykatës franceze, akti i ekstradimit në fund të fundit duhet të konfirmohet nga Ministria e Drejtësisë në Francë. Në një rast të tillë, nuk mendoj që Qeveria franceze në çfarëdo skenari do të lejonte një gjë të tillë, sepse duhet pasur parasysh se çfarëdo ekstradimi i cilido pjesëtar të UÇK-së, do të hapte kutinë e pandorës, dhe do të mund të provokonte eskalimin e situatës. Një rezultat të tillë nuk besoj që do të lejonte asnjë shtet evropian, përfshirë edhe shtetin francez, i cili mendoj se është i kujdesshëm për pasojat që mund të rrjedhin prej këtij veprimi”, ka përfunduar Rexha./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.