Eko Higjiena

Çfarë mësojnë britanikët për Shqipërinë?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Versioni online i gazetës britanike “Express” u mëson shtetasve të vetë fakte rreth Shqipërisë dhe personaliteteve shqiptare.

Në këto 10 pika, një emër i njohur përmendet Nëna Tereza, aeroporti me emrin e saj dhe asnjë tjetër për historinë tonë. Aty përmenden qytete si Shkodra, por në asnjë germë për heroin kombëtar, Skënderbeun.

Njëqind vjet më parë, më 3 maj Traktati i Londrës i dha fund Luftës së Parë Ballkanike, duke e njohur pavarësinë e Shqipërisë. Kështu e nis artikulli.

Shqiptarët nuk e quajnë shtetin e tyre Albania, por kur flasin për vendin e tyre shprehen ‘Squiperia’ ose Republika e Shqipërisë me terma më të gjatë.

Nënë Tereza (Agnesë Gonxhe Bojaxhiu) njihet si i vetmi personalitet shqiptar që ka fituar Çmimin Nobel.
Aeroporti më i madh në vend quhet “Nënë Tereza”, emër që iu vendos në vitin 2001.

Personalitet me origjinë shqiptare, që ka fituar Nobel, është Ferid Murad nga SHBA, që ka fituar në vitin 1998 Nobelin për Mjekësinë. Ferid kishte babanë nga Shqipëria.
John Belushi, ylli i Hollivudit, gjithashtu e kishte babanë nga Shqipëria.

Fundamenti

Albania, Armenia dhe Vatikani janë të vetmit shtete në Europë ku nuk ka hamburgerë McDonald.

Në vitin 1995, shoferët e qytetit të Shkodrës refuzuan pagesën e një takse për ndriçimin në trafik, sepse qytetit të tyre i mungonte energjia elektrike.

Shqiptarët tundin kokën lart-poshtë për të kuptuar fjalën ‘Jo’ dhe për të thënë ‘Po’ e tundin nga e majta në të djathtë e anasjelltas.

Shqipëria nuk ka fituar kurrë një medalje në lojërat Olimpike.

Mbreti Zog, që mbretëroi nga viti 1928-39, ishte i vetmi lider që iu përgjigj me zjarr atentatit ndaj tij. /shekulli/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.