Çfarë mesazhi do të sjellë Kancelari Scholz në Kosovë, deputeti gjerman përmend liberalizimin e vizave në qershor

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të nisë vizitën e tij të parë në Ballkan. Këtë vizitë, ai do ta fillojë me Kosovaën. Por, cilat janë pritshmëritë e deputetit gjerman të CDU-së, Knut Abraham nga vizita e Kancelarit Scholz në rajon?
Abraham ka përmendur liberalizimin e vizave. Ka thënë se shpreson që vendimi për liberalizimin e vizave të merret deri në fund të qershorit nën Presidencën Franceze.
Sipas tij, një vend i rëndësishëm si Gjermania dhe një personalitet i rëndësishëm si Kancelari Federal mund të japin një kontribut të rëndësishëm.
“Dhe kjo është arsyeja pse unë shpresoj shumë që vendimi për liberalizimin e vizave të merret deri në fund të qershorit nën Presidencën Franceze. Një vend i rëndësishëm si Gjermania dhe një personalitet i rëndësishëm si Kancelari Federal mund të japin këtu një kontribut të rëndësishëm”, ka thënë Abraham./Express/