Hidromorava

Çfarë më cimbisi zemrën në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës?

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Artan Fuga – Ajo që më bëri përshtypje në festimet për 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s që sollën çlirimin e Kosovës sonë të përbashkët, ishin tre gjëra që më cimbisën zemrën:

Kishte lidera dhe përfaqësues shtetesh të asaj kohe, por që kanë dalë prej kohësh nga skena politike kryesore evropiane dhe botërore, si d’Alema, Blair, e nuk e di kush tjetër. Por, nuk pashë kryetarë shtetesh nga vendet fqinjë, nga vendet evropiane të Ballkanit, nga Bashkimi Evropian, lërë më të ShBA, BE, etj. Mbase ka pasur, por nuk pashë!

Çfarë domethënë kjo? Ishtë protokolli kosovar apo çfarë? Apo askush nuk do më ta përkujtojë atë fakt historik?

Uji Dea

Sado populli shqiptar në Kosovë ka meritën e kontributit të vet të pamohueshëm për pavarësi, të jashtëzakonshëm, popull që pësoi prej dekadash genocid, përsëri nuk dëgjova të theksohet qartë dhe me forcë, që çlirimi i Kosovës u realizua me anë të dhunës ushtarake, dhe jo me gandizma, me bisedime me Milosheviçin, dhe së dyti u realizua sepse konteksti politik dhe gjeopolitik i asaj kohe e lejoi.

Poqese ajo situatë nuk do të kapej, çfarë do të ndodhte? Pra, pyetja është a bën njeri analizën e gjeopolitikës botërore sot për të parë se përse ka ngecur njohja e shtetit të Kosovës dhe nuk përparon?Kurti e ka fajin?Nuk pashë drejtues të UCK të kohës! Apo ata janë në burg në Hagë?

Gjithsesi nuk besoj se edhe Kosova ka hyrë në logjikën enverhoxhiane që të kaluarën ta ribëjë sipas së sotmes, dmth që të zhdukë nga memorja ata që kanë qenë aktorë të rëndësishëm në të kaluarën, por sot janë në fatkeqësi!Pra, ta bëjë të kaluarën sipas së sotmes, me një fjalë ta manipulojë atë.Ja këto më cimbisën! Por, mbase është media që raporton pa ditur se çfarë bën dhe ndjek thjesht a u takua Kurti me Ramën, për të gjurmuar cic-micet shqiptaro – shqiptare, ndërkohë kur flitet për bashkëekzistencën paqësore të maces me miun, të ujkut me delen, dhe të Evës me gjarpërin, po të doni!