UBT

Ç`farë kërkoj në seancën e sotme asambleisti i LVV, Xhelal Hajrullahu

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Xhelal Hajrullahu asamblist i LVV dega në Gjilan ka bërë katër pyetje/kërkesa në seancën e Kuvendit Komunal.

1. Investimet në zgjerimin dhe asfaltimin në fshatin Zhegër, Selishtë duke përfshirë lagjet Hasanaj, Malokë dhe Goden
2. Ndihmë logjistike për rregullimin e zyrës të organizatës “Asociacioni për Mirëqenien e të Miturve të Kosovës” në Zhegër
3. Të paguhet kujdestaria e Shërbyesve Social në Gjilan
4. Informatë rreth rezultateve të intervistave, në rekrutimin e mësimdhënësve

1 .Pyetja dhe kërkesa ime e parë është rreth ecurisë së punimeve në fshatin Zhegër dhe në fshatin Selishtë.
Pse ende nuk kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Zhegër dhe kur pritet të fillojnë ato?
Po ashtu shqetësim i madh ishte se po përdoren standarde të dyfishta nga qeverisja komunale në investimet infrastrukturore duke i’u dhënë përparësi qytetarëve në rregullimin e rrugëve që janë vetëm votues të Ldk –së.
Punimet që kanë filluar në zgjerimin dhe asfaltimin në fshatin Selishtë janë të mirëseardhura nga ne dhe nga qytetarët, dhe presim nga qeverisja komunale që t’i lidhë edhe lagjet : Hasanaj, Malokët dhe Godenët me rrugën kryesore që është duke u punuar, e që nuk ka më shumë se 2 km investim duke i përfshirë këto lagje.

2. Organizata Jo Qeveritare : Asociacioni për Mirëqenien e të Miturve të Kosovës në kuadër të ngritjes së mirëqenies psiko-sociale të të miturve ka paraqitë një kërkesë me datë: 21.02.2017 Drejtuar : Kryetarit të Këshillit në Zhegër
Lënda : Ndihmë logjistike për rregullimin e zyrës të organizatës
Në momentin që është bërë kërkesa, Lokacioni ka pas nevoje për:
Shtrimin e Podit me pllaka të përshtatshme
Ndarjen e Lokacionit me Knauf , për të bërë një zyre dhe dy klasë pune
Furnizimi me tavolina të punës, banka dhe karrige
Ngjyrosjen nga brenda me Fasade, abrib ose diçka të njëjtë të pa dëmshme për sy
Një Pano për OJQ-në si shenjë e identifikimit
Furnizim me Kompjuter ose Laptop ( eventualisht )
Prej të gjitha pikave të premtuara, kjo kërkesë është realizuar pjesërisht nga Komuna, ku tri prej tyre janë realizuar dhe tri të tjera jo, siç janë:
Furnizimi me tavolina të punës, banka dhe karrige
Një Pano për OJQ-në si shenjë e identifikimit
Furnizim me Kompjuter ose Laptop ( eventualisht )

Unë kërkoj nga komuna që t’i përfundoj punët e pa realizuara për një periudhe të shkurtër kohore, dhe të bëjë funksionale këtë qendër rinore, kur dihet se Zhegra si lokalitet i gjerë përbën një popullatë prej afro 3000 ( tre mijë) të rinjë dhe të mitur dhe të gjithë këta të rinjë nuk kanë se ku të kërkojnë këshillë profesionale apo ndonjë ndihmë e cila do të i nevojitej atyre.

RCCOLA

3. Shërbyesit social që veprojnë në kuadër të Qendrës për punë sociale, përveç punëve brenda orarit të caktuar 8 orësh, kanë me e mbajt edhe një javë kujdestarinë, brenda muajit.
Sa herë që shkaktojnë të miturit probleme ata duhet me qene prezent në çdo kohe dhe moment. Me aq sa kemi informata shërbyesit social nëpër disa komuna të Kosovës paguhen, mjekët po ashtu, gjykatësit edhe shumë zyrtarëve tjerë që kanë natyre të kësaj pune dhe i paguhet kujdestaria, e për shërbyesit social nuk ndodhë një gjë e tillë në komunën e Gjilanit.

Kujdestaria për shërbyesit social është paguar për herë të fundit në kohën e qeverisjes së Qemajl Mustafës, vetëm 3 muaj me nga 40 euro.

Pyetja është për drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale z. Nexhat Hajrullahu.
Pse u mohohet një gjë e tillë shërbyesve social, dhe a keni planifikime buxhetore për këtë çështje.

4. Ku qëndron problemi dhe pse nuk kemi ende rezultate në rekrutimin e mësimdhënësve, ku të ftuarit në intervistë kanë qenë prej datës 3 deri me 5 prill.