Çfarë ka postuar Sebastian Kurz në Twitter për Kosovën
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, përmes një postimi në Twitter, ka bërë me dije se Kosova ka nevojë për stabilitet të brendshëm dhe perspektivë të qartë evropiane.
“Kosova ka nevojë për stabilitet të brendshëm, dhe perspektive të qartë evropiane. Austria është e gatshme të bashkëpunojë”, ka shkruar Kurz, përcjell “zeri.info”.
Ndërkaq, Kurz gjatë ditës së enjte ka zhvilluar takim me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa dhe ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi. / Zëri/


