UBT

Çfarë i mungon trupit nëse hani papritur ushqim të kripur: Arsyeja mund të jetë edhe një sëmundje e rëndë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kjo është mënyra që trupi juaj ju thotë se ka nevojë për më shumë natrium për t’u rikthyer në ekuilibër

Të gjithë kemi shije të ndryshme në ushqim, por në disa situata, dëshira për një ushqim të caktuar mund të jetë një arsye për të ndryshuar stilin e jetës ose për të kontrolluar shëndetin tuaj.

Nëse po flasim për dëshirën për kripë, atëherë mund të jetë ose thjesht një shprehi në ushqim ose rezultat i disa ndryshimeve në trup.

Nëse jeni mësuar të hidhni shumë kripë në ushqimin tuaj, atëherë është e rëndësishme të mbani në mend se kripa e tepërt mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj të përgjithshëm: enët e gjakut bëhen “të forta” dhe humbasin elasticitetin e tyre, ngarkesa në zemër dhe veshka rritet dhe furnizimi me gjak në tru përkeqësohet.

Natyrisht, e gjithë kjo ndodh me kalimin e viteve – nëse i lejoni vetes një dietë me kripë të tepërt për disa ditë, pasojat kritike nuk do të duhej të ndodhnin, transmeton Telegrafi.

Uji Dea

Cila është sasia e rekomanduar ditore e kripës që mund të marrim në organizëm?
Lexo po ashtu
Cila është sasia e rekomanduar ditore e kripës që mund të marrim në organizëm?
Çfarë ndryshimesh në stilin e jetës ose në trup mund të shkaktojnë papritmas dëshirën për ushqim të kripur?

▪ Stresi
▪ Aktivitet i fuqishëm fizik – Sa më shumë të ushtroheni, aq më shumë djersitni dhe djersitja e tepërt redukton nivelet e natriumit në trup.
▪ Dehidratim – Mineralet në kripë
▪ PMS – Te femrat manifestohet ndryshe dhe shumë kanë nevojë për ushqim të kripur apo të ëmbël
▪ Sëmundja e Addison-it – Sëmundja e Addison-it është një gjendje dhe çrregullim i rrallë kronik që shfaqet kur gjëndrat mbiveshkore nuk mund të ofrojnë sasi të mjaftueshme të hormoneve.
▪ Norma e kripës në dietë për një të rritur është 5 g (rreth një lugë çaji) në ditë.

Tharja e gojës, dhimbja e kokës, hipertensioni, urinimi i shpeshtë… marrja e tepërt e këtij produkti mund t’ju shkaktojë probleme
Lexo po ashtu
Tharja e gojës, dhimbja e kokës, hipertensioni, urinimi i shpeshtë… marrja e tepërt e këtij produkti mund t’ju shkaktojë probleme
Simptomat që mund të tregojnë gjithashtu marrjen e tepërt të kripës janë:

▪ presioni i lartë i gjakut
▪ dhimbje koke të shpeshta
▪ palpitacione
▪ skuqje e fytyrës
▪ të përziera
▪ djersitje e tepruar

Është e rëndësishme të mbani mend se kripa gjendet pothuajse në të gjitha ushqimet e përpunuara. Prandaj, kushtojini vëmendje sa sandviçë me sallam ose djathë hani në ditë, sa shpesh përdorni majonezë, keçap, ushqime të konservuara, nëse shtoni erëza në vaktet tuaja, në mënyrë që të mos hani shumë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.