RCCOLA

Çfarë është detoksifikimi dhe pse duhet ta bëni atë

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Padyshim helmet në trupin tonë janë tepër të rrezikshme, ndaj ne duhet t’i “largojmë” ato nga trupi. Kështu që gjithçka që duhet të dini për detoksifikimin do ta gjeni në këtë artikull.

Trupi grumbullon substanca të huaja dhe i mbledh në depozitat e tij dhjamore. Pra, në shumë raste, njerëzit mund të kenë deri në 4.5 apo më shumë kilogramë me mbetje të pashëndetshme toksike të mbushura me mukus. Ne jetojmë në një botë toksike dhe ju mund të jeni duke jetuar brenda një trupi tejet toksik.

Për një farë kohe, trupi juaj do të luftojë që ta mbrojë veten nga toksinat e këqija duke i burgosur ato brenda një topthi mukusi apo dhjami, në mënyrë që të mos nxisin reaksione të dëmshme ndaj imunitetit. Nuk kalon shumë kohë dhe toksinat do të depërtojnë në gjak dhe në membranat qelizore duke çrregulluar funksionin metabolik dhe duke shkaktuar dëme të indeve.

1-Ushqimet detoksifikuese

Sheqeri, ushqimet e fërguara, bulmeti, alkooli dhe kafeina, vezë, bukë, cigare, fruta deti, pije të gazuara dhe mishi i kuq, këto ushqime shkatërrojnë qelizat e tua, ju shterojnë energjinë, janë të vështira për t’u tretur dhe dëmtojnë vitalitetin tuaj. Prandaj u thuaj mirupafshim këtyre ushqimeve dhe bëhuni gati për ditën tënde të detoksifikimit.

2-Blini dhe filloni t’i përdorni këto pajisje

Një shtrydhëse lëngjesh për të përgatitur lëngje nga perimet. Mos e vritni mendjen për të blerë modelin më të shtrenjtë, merrni atë që jua mban xhepi. Gjithashtu blini edhe një përzierës që t’i përgatisni vetë lëngjet e trasha nga frutat që treten lehtë.

3-Filloni pastrimin me furçë të lëkurës; blini një furçë dhe përkujdesuni që ta përdorni. Pastrimi me furçë i lëkurëzave të thata përshpejton ritmin me të cilin trupi spastrohet nga toksinat, sepse ai nxit rruazat e gjakut dhe indet limfatike, dy rrugët kyçe të detoksifikimit fiziologjik. Pastrimi me furçë i lëkurës nuk është diçka që bëhet në dush. Ju mund të laheni më pas, por jo gjatë pastrimit, ku duhet të jesh me lëkurë të thatë.

Metoda: me kujdes pastroji me furçë shuajt e këmbëve, duke u ngjitur drejt kërcinjve, pastaj drejt krahëve, e më vonë drejt kurrizit dhe fundit të tij. Përdore furçën me lëvizje të gjatë rrethore në drejtim të zemrës, pasi kjo gjë rrit qarkullimin dhe përmirëson cilësinë e lëkurës. Gjithnjë përdoreni furçën me butësi dhe kujdes, qëndroni larg lëkurës së plasaritur, venave që duken dhe variceve.

Hidromorava

4-Mënyra se si ju merrni frymë mund të ketë efekte dramatike te shëndeti juaj, pasi oksigjeni është një detoksifikues i fuqishëm. Çelësi është të merrni frymë thellë. Shumë njerëz nuk e bëjnë këtë gjë, ndaj i privojnë qelizat, organet dhe gjëndrat nga oksigjeni për të cilin kanë nevojë. Në fakt oksigjeni ushqen rruazat e kuqe të gjakut dhe qelizat, pasi ai detoksifikon trupin dhe është po aq i rëndësishëm sa edhe sasitë e duhura të ujit dhe ushqimit. Mungesa e oksigjenit lë pa ushqim trurin, sistemin nervor, gjëndrat adrenale, hipofizën, veshkat, tëmthin, shpretkën, mëlçinë, diafragmën dhe zorrën e trashë.

Metoda: mjafton ta praktikoni këtë metodë vetëm pak minuta çdo ditë. Shtrihuni në dysheme me kurriz në atë pozicion që është më i rehatshëm për ju. Mbyllini sytë, nëse kjo ju ndihmon të shtendoseni. Njërën dorë vendoseni mbi stomak dhe tjetrën mbi gjoks. Cila lëviz më parë, dora në gjoks apo ajo në stomak? Nëse përgjigjja është dora mbi gjoks, atëherë ju nuk po i përdorni mushkëritë me kapacitet të plotë.

Sigurisht që organet dhe qelizat tuaja janë të uritura për oksigjen. Tani merrni frymë me ngadalë përmes hundës, numëroni deri në dhjetë nëse ju ndihmon të përqendroheni, pastaj nxirreni jashtë ajrin përmes buzëve, sa më butë dhe ngadalë të mundeni, e në të njëjtën kohë shtypeni pjesën fundore të barkut me dorë lehtësisht për të nxjerrë jashtë edhe ajrin e mbetur. Me ngadalë merrni frymë me hundë.

Njërën dorë mbajeni mbi stomak, pak më sipër kërthizës.

Përfytyroni sikur frymëmarrja përhapet nëpër mushkëri, brinjë dhe anash. Kur e nxirrni frymën jashtë, ndieni se si brinjët lëvizin poshtë dhe tensioni juaj zbehet ndërsa stomaku dhe trupi shfryhen, përsëriteni tingullin “oooooh” dhe me butësi nxirreni ajrin jashtë duke zbrazur të tërë mushkërinë.

5-Ushtrohuni çdo ditë

Në mënyrë që ta detoksifikoni trupin si duhet, ushtrimet janë thelbësore. Nuk bëhet fjalë për një program të fuqishëm gjimnastike dhe të shkoni çdo ditë në palestër. Fjalën e kam për lëvizje të thjeshta, të qeta, të atij lloji që e mban trupin të zhdërvjellët dhe të ri. Pak zgjatje, ecje, ngjitje nëpër shkallë, minihedhje nga trampolina, vallëzim, salsa, disko, not, biçikletë në natyrë, aerobi, pilates, madje edhe karate. Çfarëdo që ju shtyn të djersitni, ju bën shumë mirë.

6-Pini ujë

Duhet të pini rregullisht ujë të thjeshtë, jo nga çezma nëse nuk është i filtruar. Është një nga lëngjet më efikase që mund të marrim për detoksifikim. Janë të rekomandueshme 6-8 gota ujë në ditë.