Fundamenti

Çfarë e shkakton Sindromën Vizive nga kompjuteri

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Të qëndruarit me orë të tëra para një ekrani kompjuteri, sot është një pjesë rutine e një dite të zakonshme pune. Dhe sot, në mënyrë të pashmangshme, në këto kohë moderne, një punë tejet komode në zyrë para një kompjuteri, të shndëron në një vartës të pandashëm ndaj ekranit dhe të sfidon për të mbijetuar ende…pa patur nevojë për syze.

Çfarë e shkakton Sindromën Vizive nga kompjuteri

kompjuterShikimi i një ekrani kompjuterik, shpesh e bën syrin të punojë më shumë. Si rezultat, këto karakteristika të një kërkese vizuale të lartë, i bëjnë shumë individë shumë të prekshëm nga kjo sindromë.

Shikimi në distancë të afërt realizohet nga kontraktimi i disa muskujve të veçantë brenda syrit, të cilët nëse punojnë pa ndërprerje, mund të mbeten të kontraktuar, madje edhe të shkaktojnë spazma, të cilat janë përgjegjëse për simptoma të tilla si: mosfunksionimi dhe mosshikimi i qartë për larg, pas punës në kompjuter, lodhja e syve etj.

Defektet e pakorrigjuara të refraksionit mund të risin rëndësinë e simptomave që lidhen me sindromën vizive nga kompjuteri. Të shikosh një ekran kompjuteri ndryshon nga leximi i një flete të printuar, shpesh gërmat në ekran janë jo shumë të sakta dh eme konture më pak të mprehta , niveli i kontrastit të gërmave dhe sfondit të tyre është i reduktuar dhe prania e shkëlqimit dhe reflektimeve në ekran mund ta bëjë shikimin të vështirë.

UBT

Si trajtohet sindroma vizive nga kompjuteri

Parandalimi ose reduktimi i problemeve të shikimit të lidhura me sindromën Vizive nga Kompjuteri përfshin ndërmarjen e disa hapave për të kontrolluar dritën dhe shkëlqimin e ekraneve kompjuterike, mbajtjen e largësisë dhe pozicionit të duhur të punës dhe sigurimi i korigjimit të duhur të defekteve sado të vogla të refraksionit.

Kujdesi për sytë

Personat që kanë defekte të refraksionit (nevojë për syze apo lente kontakti), janë më të predispozuar për të vuajtur nga Sindroma Vizive nga kompjuteri, nëse nuk korrigjohet me saktësi ky defekt. Në disa raste, edhe defekte relativisht të vogla të refraksionit mund të kontribojnë në shfaqjen apo përkeqësimin e kësaj sindrome. Për këtë arsye, shtrohet nevoja që çdo person që ka simptomat e përmendura më sipër duhet të kryejë një vizitë të plotë okulistike në mënyrë që të përjashtojë apo evidentojë nevojën për korrigjim me syze apo lente kontakti të një gabimi refraktiv të mundshëm./gazetashendeti/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.