Fundamenti

Çfarë duhet të dini për konsumimin e pemëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pemët janë burim natyror i materieve ushqyese dhe duhet të jenë pjesë e dietës së përditshme. Megjithatë, sasia e tepërt e pemëve mund të jetë e dëmshme. Ne ju sjellim udhëzimet bazë në të cilat duhet të bazoheni kur bëhet fjalë për konsumimin e pemëve.

Kushtoni vëmendje origjinës së pemëve

Nëse hani pemë që nuk janë kultivuar në kohën e duhur, atëherë do të ishte më së miri të mos i hani fare ato. Pemët e tilla përmbajnë nivele të larta të pesticideve, që është arsyeja definitive që ta kufizoni konsumimin e tyre. Më mirë konsumoni pemë të ngrira për shkak se ato janë më të shëndetshme se frutat e freskëta, të cilat nuk janë kultivuar në sezonin e tyre.

Lëngjet e pemëve nuk llogariten si pemë

Mobi Casa

Lëngjet e pemëve më shumë i afrohen pirjes së vetë sheqerit nga pemët se ngrënies së një peme të vërtetë dhe të tërë. Një porcion është 250 ml. Pirja e lëngut të pemëve shumë lehtë mund të shkaktojë ndryshime të papritura në nivelin e sheqerit në gjak. Nëse tashmë pini lëng të pemëve, përzieni atë me ujë ose lëng të perimeve që nuk përmban sheqer.

Kujdes me karbohidratet

Pemët janë një burim i shkëlqyer i karbohidrateve, të cilat e rrisin shpejt nivelin e energjisë. Konsumimi i tepruar i karbohidrateve mund ta stimulojë prodhimin e indeve dhjamore. Pemët llogariten si një burim i karbohidrateve, prandaj mos konsumoni burime të tjera, si orizi ose buka. Një porcion i pemëve ka përafërsisht madhësinë e një grushti, ndërsa në ditë mund t’i hani tri porcione, por me një pauzë prej të paktën 3 orëve.

http://koha.net/?id=13&l=84577

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.