GRANDEMALL

Çfarë do të vendoset nesër për vizat, ja çka thonë mediet e huaja për Kosovën!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Raportimet e fundit nga Reuters, por dhe agjenci tjera të lajmeve, duke u bazuar në diplomatë të BE-së, thonë se Kosova tashmë as nuk është temë diskutimi brenda Unionit dhe se ka çështje të tjera që kanë prioritetin.

Të hënën, me pesë shtator, Parlamenti Europian mblidhet për të shqyrtuar raportet për Kosovën, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, ku do të vendoset nëse këto vende kanë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Europian, apo jo, njofton Klan Kosova.

Gjithsesi, ajo që dihet edhe para kësaj mbledhje është se nga të tira vendet, fatkeqësisht Kosova ka më pak gjasa për të marrë një përgjigje pozitive.

Raportimet e fundit nga Reuters, por dhe agjenci tjera të lajmeve, duke u bazuar në diplomatë të BE-së, thonë se Kosova tashmë as nuk është temë diskutimi brenda Unionit dhe se ka çështje të tjera që kanë prioritetin.

Ndërsa të shtunën, Komisioneri i BE-së për politika të fqinjësisë dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, i tha Radio Europës së Lirë se liberalizimi varet nga ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, diçka që Kosova dështoi ta bëjë.

Por, është raportuar se edhe nëse ky ratifikim realizohet, Kosova përsëri do të jetë më larg se vendet tjera në procedimin e liberalizimit dhe se nuk pritet të ndodh diçka në këtë drejtim.

Eco Higjiena

Madje thuhet se edhe nëse Kosova rritë “nivelin e luftimit të korrupsionit e krimit të organizuar”, do të jetë e kotë.

Ndërsa vendi që besohet se ka gjasa më shumë është Ukraina.

Mediat atje, duke cituar diplomatë brenda BE-së, raportojnë se ukrainasit do të jenë në gjendje të lëvizin pa viza qysh nga tetori i këtij viti.

Ukraine Today shkruan se Ukraina do të ketë përgjigje pozitive.

Po ashtu, edhe për Gjeorgjinë është thënë se ka gjasa reale të fitojë liberalizimin, njofton Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.