Eko Higjiena

Çfarë do të thotë një votë, nëse ajo nuk është një thirrje për një ndryshim të vërtetë, por vetëm një alibi për të justifikuar status quo-në që po na shemb?

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Zgjedhja që bëjmë si votues është një përgjegjësi e madhe, një barrë që mbajmë përpara brezave të ardhshëm. Por çfarë do të thotë kjo përgjegjësi, nëse nuk arrijmë të zgjedhim ata që realisht përfaqësojnë ndershmërinë, punën e vërtetë dhe dashurinë për vendin ka shkruar Xhevat Bekteshi.

Postimi i plotë:

Të nderuar votues!
Me zemër të hapur, ju falënderoj për çdo votë që dhatë, për çdo angazhim që bëni për të përmirësuar këtë vend. Vota është më shumë se një simbol; ajo është një mundësi për të ndryshuar, për të ndikuar, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Kjo është fuqia e demokracisë, që na lejon të kontribuojmë dhe të vendosim për fatin tonë dhe të fëmijëve tanë. Kjo është ajo që na bën të besojmë ende, që çdo hap që hedhim mund të jetë një hap drejt një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë.

Por, le të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin. Pavarësisht nga falënderimet që mund të japim, nuk mund të fshehim dot një realitet të hidhur: ky vend po shkon drejt një rrënimi të shpejtë.

Rënia është e dukshme, përditshmëria jonë është mbushur me një mosbesim të thellë, dhe zhvillimi i shoqërisë sonë është bërë gjithnjë e më i paqëndrueshëm.

Pas çdo zgjedhjeje, për çdo vendim që marrim, vërehet më shumë se kurrë se ne jemi në një rreth vicioz, ku arsyetimi dhe përgjegjësia shpesh bien pre e emocioneve të shkurtra dhe interesave të ngushta.

Po braktisen njerëzit e idealeve të larta kombëtare e shoqërore, po braktisen elitat intelektuale, po i zbehmi dhe nëpërkëmbemi atdhetarët, patriotët dhe lirinë që kemi fituar së bashku me ta.

I duam të nënshtruar, të nëpërkëmbur dhe ish bashkëpunëtoret e sistemit të ndjehen krenar. Duam tëi bëjmë të zhgënjyer dhe të pa shpresë.

Në këtë marshutë ka përplot edhe familjar e pasardhës të vet atdhedashësve, që është për habi çka është ka ndodh me ne.

Kjo formë e sjelljes është inversi dhe ironia e fatit tonë që po përjetojmë në këto vite që po jetojmë pas luftës, lirisë, rindërtimit të vendit dhe zhvillimit që i bëmë gjatë 20 vjet lirije.

Uji Dea

Për të arriturat çdo shqiptar e mik gëzohet, e çdo armik edhe servil i tyre irnoset, siç gëzohen e siç po gëzohen për gjykatën e Hagës ndaj liderëve të UÇK-së, për VLENIN dhe për ndonjë skandal në Shqipëri.

Kur shohim që zgjedhjet tona bëhen më shumë si një lojë për mbijetesë të disa individëve, dhe jo një mundësi për të ndihmuar ata që punojnë me mund, me djersë e me sakrifica, ndjehemi të zhgënjyer dhe të braktisur.

Ka shumë njerëz që janë të angazhuar, që punojnë çdo ditë për një shoqëri më të drejtë, që mbajnë ende shpresën për ndryshim, por ata shpesh duken të padukshëm në mes të premtimeve bosh dhe pasigurisë që është bërë pjesë e përditshmërisë sonë.

Zgjedhja që bëjmë si votues është një përgjegjësi e madhe, një barrë që mbajmë përpara brezave të ardhshëm. Por çfarë do të thotë kjo përgjegjësi, nëse nuk arrijmë të zgjedhim ata që realisht përfaqësojnë ndershmërinë, punën e vërtetë dhe dashurinë për vendin?

Çfarë do të thotë një votë, nëse ajo nuk është një thirrje për një ndryshim të vërtetë, por vetëm një alibi për të justifikuar status quo-në që po na shemb?

Për ata që kanë zgjedhur me zemër, me ndershmëri, dhe që besojnë ende se ky vend mund të shkojë përpara ju falënderoj.

Puna juaj, angazhimi juaj, është ajo që do të bëjë ndryshimin. Por për ata që vazhdojnë të mbështesin të njëjtën klasë udhëheqëse të paaftë, që ofrojnë vetëm premtime pa thelb, ata që janë të kënaqur me pak dhe që nuk e shohin më larg se interesat e momentit kujdes!

Secili vendim i yni ka peshën e tij dhe historia do të gjykojë.

Po, ndoshta kjo është një thirrje për reflektim. Po, ndoshta kjo është një shenjë se ka ardhur koha për të zgjedhur me mendje dhe jo me emocion. Nuk mund të lejojmë që ky vend të shkojë në shkatërrim, dhe shoqëria jonë të humbasë lirinë, progresin, zhvillimin dhe atë që ka mbetur nga morali dhe e ardhmja.

Me respekt dhe shpresë për një të ardhme më të ndritur,