RCCOLA

Çfarë do të marrë Pacolli në qeveri dhe a e di Isa Mustafa ku është ai?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lidhja Demokratike e Kosovës po deklaron se janë marrë vesh me AKR-në për bashkëpunim në koalicionin e ri. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë sot para medieve se partia e udhëhequr nga Behgjet Pacolli do të marrë edhe ministri e pozita tjera politike.

Mustafa thotë se AKR-ja do të ketë vendin e vet në koalicion.

Ai shton se me Pacollin kanë komunikuar më përpara e sapo të kthehet do të dakordohen me të edhe për pozitat që i takojnë në qeverinë e re.

Mobi Casa

“Sa i përket AKR-së, jemi marrë vesh që ta kenë vendin e vetë, meqenëse z. Pacolli s’është i qasshëm, s’kemi arritur të ulemi, kemi komunikuar përpara me të dhe mbetet më vonë që ta zgjidhim me të edhe përfaqësimin e tyre në ministri dhe pozitave tjera politike”, tha Mustafa.

“Të ju them të drejtën më ka habitë qëndrimi i ushtruesit të ministrit të Brendshëm se s’mund të shprehet ashtu, nuk janë ministrat që vendosin kush do të arrestohet në Kuvend”, shtoi ai.

“Nuk e di”, tha Mustafa, i pyetur nëse Pacolli është në Kosovë.