Fundamenti

Çevdet Yilmaz: Rroftë Turqia, rroftë Shqipëria

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ministri turk i Zhvillimit, ka përfaqësuar partitë politike dhe përfaqësinë diplomatike të Turqisë në festën e organizuar me rastin e “Ditës së Pavarësisë” së Shqipërisë, të organizuar në Ankara.

Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri janë shumë të forta dhe të rrënjosura thellë, tha ministri Çevdet Yilmaz.

“Shqipëria, si një vend demokratik në Ballkan, është duke u rritur fuqishëm dhe po zhvillohet dita ditës dhe po konsolidon pozicionin e saj në rajon”, u shpreh ai.

Fundamenti

Yilmaz theksoi se një marrëveshje partneriteti mes dy vendeve do të firmoset shumë shpejt. Ai përshëndeti me fjalët: “Rroftë Turqia, rroftë Shqipëria”.

“Marrëveshja e bashkëpunimit do të përmirësojë marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Genci Mucaj. “Shqiptarët që jetojnë në Turqi dhe që mbajnë të dy kombësitë janë shumë krenarë”. /Shekulli/