ARKATANA

Çeta e panevojshme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Numri i madh i z.v/ministrave po shihet si tendencë për të rehatuar njerëzit nga dy partitë që përbëjnë koalicion qeverisës. Ky numër kaq i madh i tyre do të rëndojë buxhetin e shtetit dhe rrjedhimisht i panevojshëm. Madje caktimi i nga një zëvendësi nga dy partitë në koalicion po shihet si mosbesim që këto dy parti kanë ndaj njëra tjetrës. Fakti që në secilën ministri do të ketë nga një zëvendës nga PDK dhe LDK i mundëson atyre kontrollimin e punës dhe rritjen e zgjerimit në këto ministri.

Të paktën kështu vlerësojnë njohësit dhe analistët politikë. Sipas tyre, nga e kaluara zv ministrat nuk është se janë shquar me punën e tyre. Njohësi i çështjeve politike, Behxhet Shala, e vlerëson të panevojshëm numrin e madh të ministrive dhe rrjedhimisht edhe të zv ministrave. Sipas tij, 21 ministri janë shumë dhe në bazë të marrëveshjes për qeverisje dy partitë politike janë marrë vesh që të kenë përfaqësues në secilën ministri dhe kjo e dëmton buxhetin e Kosovës.

Uji Dea

“Unë mendoj se kjo është më shumë rehatim i anëtareve të partive me vende pune, sepse realisht nuk ka nevojë farë për kaq shumë zv ministra. Në Kosovë nuk besoj se ka nevojë për më shumë se 12, 13 ministri, ndërkaq postet e zv /ministrave duhet t’i ndajnë. Në atë ministri që udhëheq PDK-ja, zv ministri duhet të jetë nga e njëjta parti dhe jo t’i shtohet panevojshëm edhe nga partia tjetër”, ka thënë Shala…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.