FITORJA

Çështja shqiptare dhe diplomacia britanike 1877-1880

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Një ndër periudhat më vendimtare për fatin e Kosovës e kanë nxitur autorin që kërkimet e tij t’i shtrijë deri në Britani. Lidhja e Prizrenit apo Kongresi i Berlinit kanë treguar një pasqyrë tjetër të kosovarëve, me njerëz të cilët që nga ajo kohë udhëhoqën e morën gjithçka mbi supe.

Asokohe filloi edhe një bindje e çuditshme për Britaninë, por autori Daut Dauti ka vendosur që në librin e tij “Çështja Shqiptare në Diplomacinë Britanike 1877-1880” t’u japë dritë disa që ai i quan edhe keqkuptime nga ana kosovare në lidhje me një periudhë që jo pak ishte çelës për integrimin ose jo të Kosovës më pastaj në qarqet ndërkombëtare. Libri, me vëllim 600 faqesh është promovuar të shtunën në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare ndërsa është cilësuar si një ndër veprat më komplekse dhe kontekstuale për çështjen shqiptare në katër vite, 1877-1880. Profesori Blerim Reka librin e lidhjes së raporteve britaniko-shqiptare e quan si një kontribut dhe hulumtim të nevojshëm për të ndriçuar periudhën kyçe shqiptare.

“Çështja shqiptare asokohe tentonte të kthehej në gjeopolitikën dhe hartën evropiane. Ky libër po i bën një rrëfim analitik hartimit të kësaj harte evropiane. Një pyetje gjithmonë ka qenë e cunguar. Pse Ballkani ka mbetur peng i hartuesve të kufijve? Mendoj se libri jep shumë përgjigje në këtë dilemë”, thotë Reka. Ai ka përmendur edhe luftërat etnike dhe ato ciklike që kanë mbushur një shekull të tërë në Ballkan, si një tjetër aspekt i cili është prekur në libër dhe fakte të cilat duhen lexuar për të kapur edhe tema që njerëzit mund t’i kenë gabimisht të programuara. Dramaturgu Haqif Mulliqi, në rol moderatori, autorin e librit e ka quajtur si një ndër emrat më relevantë të gazetarisë dhe publicistikës.

Uji Dea

“Ai ka hulumtuar edhe arkivin britanik dhe unë e kam admiruar gjithmonë. Vepra ‘Çështja shqiptare në diplomacinë britanike 1877-1880’ është kapitale dhe është kontribut edhe në 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar. Të mos harrojmë vitin 1991, kur Dauti nxori dokumentet e para të një historie bardhezi për shqiptarë, dokumente këto të cilat nxorën në pah çështje të reja për qenien shqiptare”, tha Mulliqi në promovim. Vetë autori i librit në fund shtoi se tani i ka mbetur si detyrë edhe hulumtimi i çështjes shqiptare të pas viteve 80-të.

“Kjo periudhë po ashtu ka shumë rëndësi. Unë do të doja që të sqaroja edhe raportin shqiptaro-britanik. Pa marrë parasysh konferencave të cilat janë mbajtur në Britani dhe shpesh nuk kanë përfunduar në favor shqiptar, lordi britanik asokohe ka pasur idenë që katër vilajetet shqiptare të bëheshin një, pra ka kontribuuar në krijimin e shtetit shqiptar”, vazhdon Dauti. Libri “Çështja shqiptare në diplomacinë britanike 1877-1880” përmban të dhëna nga arkivi shtetëror britanik, flota detare, Princ Nikola dhe marrëdhëniet shqiptaro-britanike të lidhura shpesh me ndërhyrje serbe.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.