Mobi Casa

Çështja e targave, Tahiri i PDK-së: Veprimet e Qeverisë duhet të jenë në koordinim me SHBA-të

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka folur të martën për çështjen e targave.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë në Kuvendin e Kosovës në një konferencë për media tha se çfarëdo veprimi që ndërmerr Qeveria e Kosovës e që respekton sovranitetin e vendit në gjithë territorin do ta ketë përkrahjen e PDK-së.

Sipas tij, veprimet e Qeverisë së Kosovës duhet të jenë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), përcjell Telegrafi.

“Mendoj që secili veprim i Qeverisë së Kosovës që do të ndërmerret në raport me Serbinë pa dyshim që është shumë i rëndësishëm që të koordinohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo mbi të gjitha më e rëndësishmja është që koordinimi të rezultojë me respektimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës. Nuk mund të lejohet në pafundësi shfrytëzimi i targave të tilla. Besoj që çfarëdo veprimi që ndërmerr Republika e Kosovës, e që respekton sovranitetin e vendit tonë dhe në atë pjesë të Kosovës pa dyshim që ka përkrahje të PDK-së”, ka thënë Tahiri.

ARKATANA

Ndërsa, kryeministri i vendit Albin Kurti në një prononcim për media pasi mori pjesë në Samitin rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë, konfirmoi se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj, dhe në vend se të jetë data 1 tetor është data 1 nëntor. Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviqit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime RKS”, ka thënë Kurti para gazetarëve, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, edhe disa ditë kanë mbetur nga kalimi i afatit kohor për konvertimin e targave, nga ato ilegale në RKS.

Ndryshe, seanca e re plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, 27 tetor. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.