United Hospital

Çështja e shqiptarëve të Luginës diskutohet në Konferencën e Ambasadorëve

/ 1 minutë lexim
HW

Çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës po diskutohet në Konferencën e Ambasadorëve, në ditën e tretë të kësaj ngjarjeje.

Tema po trajtohet nga paneli me përfaqësuesit nga Lugina: Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Enkel Rexhepi shkruan IndeksOnline.

“Gjatë diskutimit po theksohen, sfidat dhe diskriminimi sistematik me të cilin përballen shqiptarët atje.

UBT

Po ashtu, po kërkohen hapa dhe veprime të koordinuara nga institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim avancimin e të drejtave, mbrojtjen e identitetit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së shqiptarëve në Luginë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Konferenca e Ambasadorëve, që sivjet mbahet për herë të tetë, mblodhi përfaqësues diplomatikë nga e gjithë bota, për të reflektuar mbi punën e bërë dhe rezultatet e punës diplomatike.

Në dy ditët që lëmë pas, në konferencë u diskutuan çështje relevante mbi diplomacinë, sigurinë dhe mbrojtjen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.