Uji Dea

Çështja e Presidentit, Kurti: Pas zgjedhjeve në dimër, mund të kemi sërish zgjedhje në pranverë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë ende ftesë nga presidentja Vjosa Osmani lidhur me mandatarin për formimin e qeverisë së re.

Në një konferencë për media, Kurti tha se, sipas Kushtetutës, çështja e mandatarit për herën e dytë është në diskrecionin e presidentes, por shtoi se nga zhvillimet e fundit duket se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

“Nuk kemi marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani. E dimë se për herën e dytë është në diskrecionin e saj çështja e mandatarit për formimin e qeverisë. Nga ajo që dëgjuam dje, duket se të gjithë po përgatiten për zgjedhje të reja dhe për balotazhin në zgjedhjet lokale”, tha Kurti.

Ai shtoi se është për të ardhur keq që vendi mund të përballet me disa palë zgjedhje brenda një periudhe të shkurtër kohore.

FIDANISHTJA

“Mbase është për të ardhur keq – përveç balotazhit, edhe dy herë të tjera zgjedhje. Edhe zgjedhje në dimër edhe zgjedhje në pranverë, sepse kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re, atëherë është e pamundur t’i bëjmë 80 deputetë për zgjedhjen e presidentes. Kemi mundur së paku këto zgjedhjet e dhjetorit t’i evitojmë,” tha ai.

Më tej duke përmendur Ligjin për Qeverinë, theksoi se mund të propozojë projektbuxhetin për vitin 2026, porse nuk do të thotë se puna mbaron aty.

“Cili do të ishte buxheti që do të kishte mazhorancën prej 61 votave, e ku dihet se duhet votuar në dy lexime projektbuxheti”, tha Kurti.

Kjo deklaratë e Kurtit vjen pas dështimit të Kuvendit për të miratuar kabinetin e ri qeveritar të propozuar nga Vetëvendosje, me vetëm 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.