Fundamenti

Çështja e Klan Kosovës, profesori amerikan: Qeveria, në veçanti Kurti po e kufizon lirinë e fjalës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka ngjallur shumë reagime.

Në mesin e tyre është edhe profesori i njohur amerikan, Alon Ben Meir, i cili njeh zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, që ka thënë se qeveria dhe kryeministri Albin Kurti po cenojnë lirinë e fjalës.

“Pezullimi i licencës së Klan Kosovës, televizionit më të madh privat në vend, për shkak të një gabimi në regjistrim është padyshim i njëanshëm me shkeljen aktuale. Fakti që certifikata i paraqiste qytetet e Kosovës si të Serbisë, tashmë është korrigjuar, edhe pse mori disa javë, duhej të ishte e mjaftueshme që qeveria të anulonte vendimin për mbylljen e televizionit. Mirëpo, vendimi i qeverisë së Kosovës, e veçanërisht i kryeministrit Kurti, për ta mbajtur të pezulluar licencën e biznesit të Klan Kosovës dhe pë ta mbyllur televizionin, lë përshtypjen e pagabueshme se qeveria po e kufizon lirinë e fjalës”, ka shkruar Meir.

Eco Higjiena

Ben-Meir theksoi se ekzekutivi duhet tduhet të ndërmarrë hapa për heqjen e pezullimit, pas korrigjimit të dokumentacionit nga ana e Klan Kosovës.

“Në deklaratën e përbashkët të ambasadave të Shteteve të Bashkuara, Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë, të njohur si grupi i QUINT-it , thuhet se ‘Ne jemi të shqetësuar në veçanti se heqja e licencës së biznesit të Klan Kosovës është një vendim joproporcional që do të ketë pasoja në pluralitetin medial në Kosovë’, sugjeron një shqetësim i sinqertë. Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për heqjen e pezullimit. Duke pasur parasysh mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe BE-së për asociacionin e komunave, gjëja e fundit që i duhet Kurtit në këtë moment të veçantë është rritja e tensioneve të BE-së, veçanërisht në lidhje me një nga shtyllat më themelore të demokracisë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.