FIDANISHTJA

Çështja e Asociacionit/ Vllasi ka një këshillë për Kurtin para takimit me Vuçiqin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq do të zhvillojnë takimin e radhës më 27 shkurt në Bruksel.

Ky takim është ftuar nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Por, cilat janë pritjet e njohësve të çështjeve politike nga ky takim?

Azem Vllasi, analist politik thotë se nuk mund të pritet diçka e rëndësishme e as sensacionale nga takimi i së hënës.

Megjithatë, ka thënë se është më rëndësi që dialogu të vazhdoj.

“Pozita e Kurtit është më e mirë ngase propozimi franko-gjerman, në fakt evropian e i përkrahur nga SHBA në esencë është bazë e një marrëveshje mes dy shteteve. Kurti nuk duhet të heq dorë nga njohja reciproke mes dy shteteve, por poashtu duhet të kërkoi që Serbia ta heq Kosovën nga Kushtetuta e vet. Derisa kjo mos të ndodhë njohja edhe nëse ndodhë, mbetet një deklaratë joobligative. Vuçiqi e ka vështirë ngase ka problem përbrenda opinionit serb që vet e ka krijuar”, ka thënë Vllasi për IndeksOnline.

GRANDEMALL

Më tutje, ai ka thënë se Vuçiq po synon si përfitim të nxjerrë Bashkësinë e Komunave me Shumicë serbe.

Vllasi ka një këshille për kryeministrin e Kosovës për çështjen e Asociacionit.

“Kurti nuk duhet për këtë çështje të konfrontohet me ta, por këtë duhet ta merr si punë të brendshme të Kosovës e që duhet të rregullohet në suaza të rendit kushtetues dhe juridik të Kosovës e jo si obligim ndaj Serbisë”, ka përfunduar ai.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar gjatë ditës së sotme se takimi i 27 shkurtit ka rëndësi të veçantë.

Asgjë, sipas tij, nuk mund të negociohet derisa të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.