Fundamenti

Çështja çame po trajtohet në mënyrë korrekte?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria” me qendër në Hollandë, dhe këshillat Ndërkombëtar të saj në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Presidentin z. Festim Lato, dhe me degët e Shoqatës Demokratike “Çamëria” në Vlorë, Sarandë, Tiranë, Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Malishevë dhe Besianë të Kosovës, përshëndesin Deklaratën e Komisionerit Evropian, z. Johanes Han, për qëndrimin e drejt dhe konsekuent të tij për çështjen çame.

Shoqata Demokratike”Çamëria” me qendër në Hollandë, me 11. 02. 2016, ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, Dosjen Çame në 4 pika, kundër gjenocidit grek mbi popullsinë çame, ku kërkohet njohja e pronave të çamëve, dëmshpërblimi për pronat e shqiptarëve të Çamërisë dhe kthimin e çamëve në pronat e tyre, kthimin e 17 mijë kilometrave tokë shqiptare nga Greqia, si dhe hapjen e menjëhershme të shkollave shqipe, dhe universiteteve shqiptare në Epirin Ilirik – Çamërinë.

Shoqata Demokratike “Çamëria“, me 17.05. 2016 u ftua në Prokurorinë Ndërkombëtare në Hagë, për të marr konfirmimin e pranimit të Dosjes çame. Ndërsa me 21. 08. 2016, në Firence të Italisë, Shoqata Demokratike me qendër në Hollandë, me president,Festim Lato, dhe këshillat Ndërkombëtar të saj, i hodhi poshtë Vendimet e Konferencës së Londrës të vitit 1912, dhe anuloi vendimet e të ashtuquajturit “Protokoll i Firencës”, të vitit 1913, ku Greqisë nga 6 fuqitë botërore, i kalohen 17 mijë kilometra katror tokë shqiptare , pa vullnetin e popullit shqiptar.

ARKATANA

I nderuar Komisioner i Zgjerimit të Këshillit të Evropës, z. Johanes Han, Shoqata Demokratike”Çamëria” me qendër në Hollandë, dhe Këshillat Ndërkombëtar të saj, me president, z. Festim Lato, u përshëndesim dhe shprehim konsideratat tona më të larta nga zemra për qëndrimin e juaj korrekt në Çështjen çame. Shëndet miku ynë!

Hagë, 01. 09. 2016 Për Shoqatën Çamëria: Anëtar i Bordit Drejtues
të Shoqatës Demokratike “Çamëria”, dhe Këshillave Ndërkombëtar për Evropë dhe SHBA, Rrustem Geci

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.