Certifikohet rregullorja për tarifa e gjoba komunale në Kamenicë
Kamenicë – Komisioni i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka certifikuar rregulloren për Ngarkesa, Tarifa dhe Gjoba Komunale për Komunën e Kamenicës.
Begzad Sinani këtë certifikim e ka vlerësuar si të dobishëm derisa ka falënderuar Komisionin nga Shërbimi Civil Komunal, që në mënyrë profesionale ka punuar në hartimin dhe rrumbullakësimin me sukses të kësaj rregulloreje./rajonipress/


