Eko Higjiena

Certifikohen 22 gra Kamenicase në Agrokulturë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ardiana Qela menaxhere e projektit nga shoqata afariste e gruas “ Shera “ tha se kjo shoqatë është themeluar në vitin 1999 në rajonin e Gjakovës, ndërsa veprimtarinë e saj e zhvillon në gjitha rajonet e Kosovës, duke i përfshi gjitha gratë pavarësisht zonave rurale apo urbane.

Ajo tha se qëllimi i këtij takimi është se ne jemi duke e zbatuar projektin komponenta C, gratë në agrokulturë e cila është e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës. Ky projekt është i shtrirë në katër rajone të përzgjedhura, ku përfshihen rajoni i Gjakovës, Gjilanit, Mitrovicës dhe Pejës.

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Gani Sadiku, ka falënderuar shoqatën e grave “ Shera “ për iniciativën e marrë, duke thënë se veprimtaria e agrobiznesit në komunën tonë është e zhvilluar, sidomos në kultivimin e fidaneve, lulishteve të ndryshme që janë të njohura në tërë territorin e Kosovës, dhe ky trajnim ka qenë më se i nevojshëm në komunën tonë.

ARKATANA

Ndërsa, Fahrije Maliqi nga fshati Busavatë, ishte njëra prej të certifikuarave e cila tha se pjesëmarrja në këtë trajnim është zgjerimi i biznesit në blegtori. Ajo tha se ka 27 vite që merret me biznes dhe mendon se ky trajnim i ka ndihmuar shumë.

Vjollca Salihu nga Organizata Joqeveritare “ Shera “, u shpreh: “qëllimi i këtij projekti është gratë në biznes komponenta C gratë në Agrokulturë, kemi mbajt një trajnim prej katër javësh, gjithsej 20 ditë me nga pesë orë, prej të cilave kanë dalë 22 biznes-plane individuale dhe katër grupore”.

Salihu tha se trajnimi ka pas për qëllim që gratë të avancohen, të pavarësohen dhe gratë të vetëpunësohen. Ato kanë punuar sistematikisht gjatë një muaji dhe janë aftësuar për ta formuar një biznes-plan e sidomos me bizneset me të cilat ato merren me agrokulturë, ato kanë arritur një njohuri të një shkalle të vetëdijesimit në këtë drejtim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.